Page 29 - Demo
P. 29
27Tema 3 Tema 1 Materia, vetitë dhe shndërrimetHulumtimi i produkteve të riciklueshme Hapat që duhen ndjekurNxënësit ndahen në tri grupe.Mësuesi i jep secilit grup disa fotografi, në të cilat janë të paraqitur objekte prej materialesh të ndryshme. Nxënësit duhet të përcaktojnë nëse objektet e dhëna mund të riciklohen dhe të vendosen në kontejnerin e veçantë. Nxënësit formojnë një tabelë në letër dhe regjistrojnë përfundimet e tyre.Mjetet e nevojshmetre kontejner, fotografi me objekte prej materialesh të ndryshme, laps dhe letër a. Sqaro pse quhen burime të rinovueshme dhe jo të rinovueshme të energjisë.b. Pse është e rëndësishme ndarja e mbeturinave?c. Çfarë kupton me riciklim të mbeturinave?Paraqit në klasë disa ide se si do t’i ricikloje shishet e qelqit dhe kanaçet e aluminit për t’i përdorur sërish ato.12Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëSecili prej nesh mund të kontribuojë në zvogëlimin e ndotjes nëse tregohemi të kujdesshëm me sendet që përdorim. Po ashtu, edhe shumë mbeturina mund të riciklohen si: mbeturinat e hekurit, çelikut, kanaçet prej alumini, shishet prej qelqi, letra, druri dhe plastika etj. Produktet që mund të riciklohenProdukte që riciklohen Produktet që fitohenGazetat, librat, telefonat Letër gazete, karton, kuti vezësh, materiale ndërtimiKanaçe prej alumini Kanaçe pijesh, llamarinat rrethuese, enë gatimi etj.Shishe qelqi dhe produkte të tjera prej qelqi Shishe qelqi të llojeve të ndryshmeProdukte plastike Izolator, fije tapeti, tekstil etj.Reduktoni Ripërdoreni RicikloniVeprimtari

