Page 32 - Demo
P. 32


                                    30Toka është shtëpia e një numri të madh gjallesash, që ndryshojnë në pamje, përmasa dhe kushte për të jetuar. Si mendoni, a kanë ndonjë të përbashkët një algë dhe një elefant? Po të shohim në mikroskop secilin prej tyre, do të vërejmë se ata kanë ngjashmëri. Të dyja janë gjallesa të ndërtuara nga njësi të vogla, të quajtura qeliza. Qeliza është njësia ndërtuese e të gjithë organizmave të gjallë dhe kryen funksionet kryesore jetësore. Ajo është pjesa më e vogël ndërtuese, e aftë për të jetuar. Shumica e qelizave kanë përmasa shumë të vogla dhe nuk mund t’i shohim pa mikroskop. Pa u krijuar mikroskopi, shkencëtarët nuk e kishin idenë e ekzistencës së qelizës. Ajo u pa për herë të parë në mikroskop 400 vjet më parë. Mikroskopi mundëson një pamje më të zmadhuar të gjërave. Zbulimi i qelizësShkencëtari anglez Robert Huk ishte i pari që vëzhgoi botën mikroskopike. Në 1665, R. Huk ndërtoi një mikroskop të thjeshtë dhe e përdori për të vëzhguar një pjesë të hollë tape. Nga ky vëzhgim vuri re dhomëza të panumërta, si hojet e bletës, të cilat i quajti qeliza. Në 1674, pak kohë pas R. Hukut, një tregtar danez që prodhonte lente, Antoni fan Liuvenhoek, vëzhgoi i pari qeliza bakteresh dhe qeliza shtazore si p.sh. qelizat e gjakut te kafshët. Ai përdori një mikroskop, rreth 9 herë më të fuqishëm se ai që përdori Robert Huku. Për secilën prej qelizave që zbuloi, ai vizatoi skica, duke treguar strukturën e baktereve, qelizave të gjakut, të cilat u bënë më të kuptueshme me përmirësimin e teknologjisë.2 BOTA E GJALLËBëni një udhëtim imagjinar në brendësi të trupit dhe shikoni pjesët që e ndërtojnë atë. A mund të thoni se cila ishte njësia më e vogël ndërtuese që takuat?Fjalë kyçe:qelizë, mikroskop2.1 Qeliza dhe zbulimi i saj Mikroskopi që përdori Robert Huk.Qelizat e tapës së parë në mikroskop.
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36