Page 33 - Demo
P. 33
31Tema II Tema 3 Bota e gjallëNë 1831, shkencëtari anglez Robert Braun zbuloi se brenda qelizës ndodhet një pjesëz qendrore, që ai e quajti bërthamë. Disa vite më pas, në 1838, shkencëtari gjerman Matias Jakob Shlaiden përdori mikroskopin për të parë bimët dhe arriti në përfundimin se çdo bimë është e ndërtuar nga qeliza. Në të njëjtin përfundim arriti në 1839, edhe studiuesi gjerman Teodor Shvan, por kësaj radhe për gjallesat shtazore. Të gjitha këto zbulime ndihmuan studiues të tjerë në fushën e biologjisë dhe të mjekësisë.a. Çfarë është qeliza?b. Cili është kontributi i R. Hukut në zbulimin e qelizës?c. Çfarë zbulimi bëri A. fan Liuvenhoek?d. A kanë ndikuar zbulimet e Hukut, Shvanit dhe shkencëtarëve të tjerë në jetën njerëzore? Argumento përgjigjen.a. Hulumto si ka kontribuar mikroskopi në zbulimin e qelizës.b. Lidh saktë:1. Robert Huk a. Zbuloi bërthamën.2.Teodor Shvan b. Ishte i pari që vëzhgoi botën mikroskopike.3. Antoni fan Liuvenhoek c. Çdo bimë është e ndërtuar nga qeliza.4. Robert Braun d. Vëzhgoi i pari qeliza bakteresh. 5. Matias Jakob Shlaiden e. Çdo gjallesë shtazore është e ndërtuar nga qeliza.12Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëMikroskopi i Antoni fan Liuvenhoek-utA e dini se... - Fjala qelizë vjen nga fjala cellula, që në latinisht do të thotë njësi/dhomëza.- Të gjitha gjallesat janë të ndërtuara nga qeliza.- Në trupin e njeriut ka rreth 100 trilionë qeliza.- Pjesa më e madhe e qelizave nuk mund të shihen pa mikroskop.

