Page 34 - Demo
P. 34
32Organizmat njëqelizorë i kryejnë të gjitha funksionet jetësore në saje të qelizës së vetme që kanë. Kjo qelizë kryen tretjen e ushqimeve, frymëmarrjen, largimin e mbetjeve, rritjen, riprodhimin, si dhe bashkëveprimin me mjedisin. Organizmat shumëqelizorë kanë lloje të ndryshme qelizash, të cilat kryejnë punë të ndryshme në trup.Këto qeliza, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kryejnë funksione jetësore për organizmin. 2.2 Organizmat dhe larmia e qelizave të tyreFjalë kyçe:organizma njëqelizorë, organizma shumëqelizorëNë planet jetojnë miliona gjallesa, të cilat ndryshojnë nga njëra-tjetra për nga numri i qelizave, forma dhe madhësia.Organizmat njëqelizorë dhe shumëqelizorëGjallesat ose ndryshe organizmat përbëhen nga qelizat, por numri i tyre është i ndryshëm për çdo organizëm. Kështu, një organizëm mund të këtë vetëm një qelizë që e ndërton atë ose trilionë qeliza. Organizmat e ndërtuar nga një qelizë e vetme quhen organizma njëqelizorë. Bakteret janë organizmat njëqelizorë më të shumtë në tokë. Organizmat e ndërtuar nga shumë qeliza quhen organizma shumëqelizorë. Në grupin e shumëqelizorëve përfshihen bimët dhe kafshët.Qeliza të muskujveQelizë nervoreQeliza të bardha gjakuQeliza të kuqe gjakuForma e qelizaveBrenda çdo organizmi ka një larmi të madhe qelizash. Edhe pse ato kanë struktura të ngjashme, janë edhe shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Çdo qelizë është krijuar për një funksion specifik. P.sh. qelizat e bardha të gjakut mbrojnë trupin nga viruset dhe bakteret.Qelizat kanë edhe forma të ndryshme. Këto forma e ndihmojnë qelizën për ta kryer sa më mirë punën e saj. Shikoni një qelizë nervore në figurën përbri. Forma e saj si një degë peme (e gjatë me shumë degëzime) ndihmon që ajo të transmetojë informacion nga një pjesë trupi në një tjetër. Qelizat e kuqe të gjakut, me formë të dylugët, janë përshtatur për të transportuar oksigjenin në të gjithë trupin. Organizëm njëqelizor, bakterOrganizma shumëqelizorë

