Page 35 - Demo
P. 35
33Tema II Tema 3 Bota e gjallëMadhësia e qelizaveMadhësia e qelizave në organizmat e gjallë mund të shkojë nga 1 mikrometër, që është një e milionta e metrit, deri në pak centimetra. Shumica e qelizave ka përmasa mikroskopike dhe nuk shihen me sy të lirë. Madhësia e qelizës s’është e lidhur me madhësinë e organizmit. P.sh. jo domosdoshmërisht qelizat e trupit të një elefanti janë më të mëdha se ato të një miu. Qeliza është e lidhur me punën që kryen. Kështu, qeliza nervore, si te miu ashtu dhe tek elefanti, është e gjatë dhe e degëzuar, pasi ajo kryen të njëjtin funksion, dërgon mesazhe në të gjithë trupin.a. Çfarë quajmë organizma njëqelizorë?b. Çfarë quajmë organizma shumëqelizorë?c. A ndikon forma dhe madhësia në punën e qelizës? Pse?Duke iu referuar fotos, ku tregohen madhësitë e disa qelizave, pëcakto nëse thënia është e vërtetë (V) apo e gabuar (G).a. Qeliza bimore është më e vogël se qeliza e bakterit.b. Qeliza vezë te njeriu është më e madhe se qeliza vezë e një bretkose.c. Qeliza bimore është më e vogël se qeliza vezë e një bretkose.d. Qeliza vezë e një bretkose është më e vogël se qeliza vezë e një struci.12Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëA e dini se... Qeliza më e vogël është 0,1-0,5 mikrometër te bakteret dhe qeliza më e madhe është 170 mm x 130 mm dhe është veza e strucit. Veza, në përgjithësi, është një qelizë, që mund ta shohim pa nevojën e mikroskopit.Qelizë e bakteritQelizë e bimore Qeliza vezë e bretkosës Qeliza vezë e strucitQeliza vezëe pulësQeliza vezë te njeriuMadhësitë e disa qelizave

