Page 36 - Demo
P. 36
34Trupi ynë është i ndërtuar nga më shumë se 200 lloje qelizash. Po të shikoni qelizën me mikroskop, do të shikoni se qelizat përbëhen nga njësi më të vogla, të quajtura organele (organe të vogla). Secila prej tyre ka një funksion të veçantë në mbajtjen gjallë të qelizës, falë funksionit që kryen.Qeliza shtazore është e rrethuar nga një mbështjellë e hollë, e quajtur membranë qelizore. Ajo i jep formë qelizës dhe kontrollon lëndët që hyjnë dhe dalin në të.2.3 Ndërtimi i qelizës shtazoreFjalë kyçe:qelizë shtazore, citoplazmë, bërthamë, mitokondri, qelizë eukariote, qelizë prokarioteÇfarë ju vjen ndër mend, kur themi njësia më e vogël ndërtuese e trupit?BërthamaBërthama është qendra e kontrollit të qelizës. Ajo është një organel i madh, i rrumbullakët e i vendosur pothuajse në qendër të qelizës. Ajo vishet nga një membranë me pore, të cilat lejojnë disa lëndë të kalojnë përmes saj. Bërthama ka informacionin për gjithë aktivitetin që kryen qeliza. Rritja e qelizës, lëvizja e saj, si dhe shumimi janë veprimtari që kontrollohen nga bërthama e qelizës. Jo të gjitha qelizat kanë bërthamë. Bakteret janë organizma që kanë një qelizë, e cila nuk përmban bërthamë. Qeliza që nuk ka bërthamë quhet qelizë prokariote. Qelizat që kanë bërthamë në strukturën e tyre quhen qeliza eukariote. Qelizat që ndërtojnë bimët dhe kafshët janë qeliza eukariote.MitokondriaËshtë një organel që i siguron energji qelizës. Ajo djeg lëndë ushqyese dhe çliron energji, të cilën qeliza e përdor për të kryer veprimtarinë e saj.VakuolaVakuola është një organel që shërben si magazinë. Ajo grumbullon ujë, ushqim dhe mbetje. Disa qeliza shtazore mund të kenë shumë vakuola të vogla ose mund të mos kenë fare.CitoplazmaBërthamaMitokondriaVakuola Membrana qelizoreCitoplazmaMembrana qelizore është e mbushur me një lëng veshtullor, i quajtur citoplazmë. Ajo përbëhet kryesisht nga uji. Në citoplazmë janë të vendosura organelet që ka qeliza.

