Page 38 - Demo
P. 38


                                    36Bimët janë gjallesa shumëqelizore. Qelizat e tyre kanë disa organele të veçanta, që e ndihmojnë bimën të kryejë më mirë funksionet jetësore të saj.KloroplastiBimët, që të rriten, kanë nevojë për energji. Për këtë arsye, qelizat e tyre kanë një organel që thith energjinë diellore, të cilën e kthen në ushqim për bimën. Ky organel quhet kloroplast. Brenda tij gjendet një pigment që u jep gjetheve ngjyrën e gjelbër dhe quhet klorofil. Qelizat shtazore nuk kanë kloroplast ose klorofil. Ato e marrin ushqimin nga burime të tjera.VakuolaBimët s’mund të lëvizin për të siguruar ujin kur s’ka shi, ndaj ato duhet të jenë të afta të grumbullojnë sasi të mëdha uji. Ndryshe nga qeliza shtazore, në qelizën bimore gjendet zakonisht një vakuolë e madhe qendrore. Kjo vakuolë grumbullon ujin që qeliza e përdor për proceset e saj, si p.sh. fotosintezën. Muri qelizorQeliza bimore ka një veshje shtesë të jashtme mbi membranën qelizore, që quhet muri qelizor. Muri qelizor është një strukturë e qëndrueshme, e cila i siguron qelizës fortësi dhe mbështetje plus strukturës së saj. Organele si membrana qelizore, bërthama, mitokondria, citoplazmagjenden si te qeliza shtazore, ashtu edhe te qeliza bimore.2.4 Ndërtimi i qelizës bimoreFjalë kyçe:qelizë bimore, mur qelizor, kloroplaste, vakuolëQelizat e gjallesave janë të ngjashme në shumë drejtime, por ato kanë edhe ndryshime. P.sh. të gjitha duan energji për të kryer funksionet jetësore, por mënyra se si e sigurojnë atë është e ndryshme. A mund të thoni se si e siguron energjinë qeliza bimore?mitokondri vakuola bërthamamembrana qelizore muri qelizorkloroplaste
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42