Page 40 - Demo
P. 40


                                    38Në organizmat shumëqelizorë, qelizat kryejnë funksione të ndryshme, për shembull, kur duam të bëjmë shëtitje, qelizat nervore e çojnë mesazhin nga truri te këmbët. Më pas, qelizat muskulore ndihmojnë në lëvizjen e këmbëve. Qelizat kanë aftësi të mira për të punuar në grupe. Të gjitha së bashku, si grup qelizash, i mundësojnë një organizmi të kryejë të gjitha funksionet jetësore. Qelizat me formë dhe funksion të njëjtë grupohen dhe formojnë indet. 2.5 Nga qeliza tek organizmiFjalë kyçe:qelizë, ind, organ, sistem, organizëmSi mendoni, a kanë ngjashmëri midis tyre një qytet dhe një organizëm?Organet dhe sistemetIndet grupohen duke formuar organet. Organi është një grup prej dy ose më shumë indesh që punojnë bashkë për të kryer një funksion specifik. Lëkura është organi më i madh i trupit, i ndërtuar nga disa shtresa që veshin/mbulojnë brendësinë e trupit. Edhe zemra, truri, mushkëria dhe sytë janë organe të trupit të njeriut, që gjenden edhe te kafshët.Edhe bimët kanë organe. Ato janë: rrënja, kërcelli, gjethja, lulja. Rrënjët thithin ujin dhe kripërat minerale nga toka, ndërsa organet e tjera i sigurojnë bimës lëndët ushqyese dhe shumimin.Një grup organesh që punojnë bashkë quhen sistem organesh. Organizmat shumëqelizorë, shpesh, ndërtohen nga një grup sistemesh të organeve, që kryejnë funksione të ndryshme jetësore. Për shembull, sistemi i qarkullimit të gjakut te njeriu formohet nga gjaku, enët e gjakut dhe zemra. Ai mundëson furnizimin me oksigjen të qelizës, lëndët ushqyese, si dhe largimin e mbetjeve. Trupi ynë furnizohet me oksigjen falë sistemit të frymëmarrjes. Sistemi tretës mundëson përpunimin e ushqimeve në trup, duke i zbërthyer në njësi të përdorshme për qelizën. Të gjitha qelizat, indet, organet dhe sistemet punojnë së bashku/ndërveprojnë dhe formojnë një organizëm. Nëse njëri prej tyre nuk punon si duhet, mund të shkaktojë sëmundje ose vdekje të organizmit.qelizë ind organ sistem organesh organizëm
                                
   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44