Page 41 - Demo
P. 41


                                    39Tema II Tema 3 Bota e gjallëPunë në grupe ose individualeNë këtë veprimtari, organizimi i trupit të njeriut do të krahasohet me strukturat që gjenden në një qytet, një shkollë, një pyll apo një ekosistem. Nxënësit mund të krijojnë dhe vetë gjëra ose vende krahasuese. Hapat që duhen ndjekurNë një fletë shënoni nga më e vogla te më e madhja strukturat që ndërtojnë organizmin. Në anë të secilës strukturë, shënoni krahasimin që mendoni të bëni. Në shembullin e mëposhtëm është paraqitur krahasimi i një qyteti me organizmin e trupit të njeriut.Tulla – Qeliza (Një qelizë është si një tullë, pasi të dyja janë pjesë ndërtuese, që krijojnë diçka më të madhe dhe funksionale.)Shtëpia – Indet (Shumë qeliza grupohen dhe formojnë indet, ashtu edhe shtëpia, ndërtohet nga shumë tulla, njësia më e vogël.)Një bllok shtëpish – Organet (Disa inde grupohen në organe, edhe disa shtëpi ndërtojnë një bllok shtëpish.)Lagjja – Sistemet e organeve (Disa organe formojnë një sistem, disa blloqe shtëpish formojnë një lagje.)I gjithë qyteti – Organizmi (Të gjitha strukturat punojnë për të funksionuar organizmi, edhe qyteti ndërtohet nga shumë struktura që mundësojnë jetesën.) Diskutoni në klasë format krahasuese që keni zgjedhur, duke treguar funksionin e secilës prej strukturave me të cilat janë krahasuar pjesët ndërtuese të organizmit.Mjetet e nevojshmefleta vizatimi, lapsa me ngjyraa. Cila është njësia më e vogël që ndërton një organizëm?b. Çfarë janë indet?c. Si janë të ndërtuara sistemet?d. Jep disa shembuj të organizmave.Rendit termat e mëposhtëm biologjikë nga më i vogli te më i madhi:sistem organesh, organ, qelizë, organizëm, ind.1 2 3 4 512Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëVeprimtari
                                
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45