Page 42 - Demo
P. 42


                                    40Pse ndahen qelizat?Qelizat ndahen për shumë arsye, p.sh., për të zëvendësuar qelizat e vjetra, të dëmtuara (si në rastin e dorës suaj) dhe ato që vdesin ose vjetërohen. Një arsye tjetër e ndarjes së tyre është rritja e organizmave. Kur një organizëm rritet, nuk do të thotë se rriten përmasat e qelizave që ka ai, por qelizat ndahen e ndahen për të prodhuar shumë e më shumë qeliza të reja. Në këtë mënyrë, sigurojnë rritjen. Në trup, ndahen çdo ditë afërsisht dy trilionë qeliza, duke mundësuar formimin e qelizave të reja të lëkurës, kockave, gjakut dhe lloje të tjerash qelizash sa herë që duhet.A e dini se ne humbasim 30 000-40 000 qeliza të vdekura lëkure, çdo 1 minutë?Pra, rreth 50 milionë qeliza të vdekura brenda një dite, që do të thotë, një numër i madh qelizash lëkure për t’u zëvendësuar.Shumimi i qelizave në trup është një proces jetësor, që ndodh çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë, duke bërë të mundur formimin e qelizave të reja dhe funksionimin normal të të gjitha strukturave që përbëjnë një organizëm.2.6 Shumimi i qelizaveFjalë kyçe:shumimi i qelizësJu ka ndodhur të gërvishtni dorën apo këmbën dhe pas disa ditësh keni vëne re se pjesa e dëmtuar është shëruar? Është magji apo mendoni se ka ndonjë shpjegim tjetër?Një nga ngjarjet më të rëndësishme që ndodh në trup është formimi i qelizave të reja nga ato ekzistueset. Ky proces njihet si shumimi i qelizës ose ndarje e qelizës. Kur një qelizë ndahet, jep dy qeliza të reja. Secila prej tyre ndahet dhe së bashku japin katër qeliza të tjera, të cilat vazhdojnë të ndahen dhe të ndahen deri në sasinë që i nevojitet trupit. Qeliza që ndahet quhet qelizaprind, kurse qelizat e reja të formuara janë qelizat-bija. qeliza prindqelizat bija
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46