Page 43 - Demo
P. 43


                                    41Tema II Tema 3 Bota e gjallëLlojet e ndarjes qelizoreEkzistojnë dy lloje ndarjesh të qelizave: mitoza dhe mejoza.Kur qeliza prind ndahet dhe jep qeliza të reja identike si ajo, procesi quhet mitozë. Qelizat e trupit që ndahen me mitozë janë: qelizat e gjakut, të mushkërisë, stomakut, lëkurës, kockave etj. Mitoza na ndihmon të rritemi.a. Çfarë është shumimi i qelizave?b. Pse është i rëndësishëm shumimi i qelizave?c. Çfarë është mitoza?d. Cilat janë qelizat që formohen me mejozë?a. Shkruaj çfarë do t’i ndodhte trupit nëse qeliza s’do të kishte aftësi për t’u shumuar.b. Plotëso kuptimin e fjalive me fjalët që mungojnë.Kur një qelizë prind ndahet formon _____ qeliza bija.Qelizat riprodhuese formohen me anë të____________.Qeliza të lëkurës, mushkërisë, kockave shumohen me anë të____________.Qelizat ndahen për të zëvendësuar _________, _________________, ___________________.12Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëQeliza riprodhueseQeliza të mushkërisëQeliza të mëlçisëQeliza të lëkurësQeliza të veshkaveQeliza gjakuNjë formë tjetër e veçantë e ndarjes së qelizës quhet mejozë. Qelizat riprodhuese femërore dhe mashkullore formohen në saje të mejozës. Qelizat që formohen nga ky proces janë me ndryshime nga qeliza prind.
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47