Page 46 - Demo
P. 46


                                    442.8 PubertetiRritja është një proces natyral për njeriun. Nga fëmijë kalojmë në adoleshencë dhe më pas të rritur. Adoleshenca është ajo e fazë e rritjes në të cilën nuk jemi më fëmijë, por ende nuk jemi të rritur. Pas foshnjërisë, adoleshenca është periudha e dytë e rritjes më të shpejtë të trupit. Puberteti shënon fillimin e adoleshencës, gjatë së cilës një person fillon të zhvillojë disa karakteristika specifike të një të rrituri. Vajzat zakonisht hyjnë më shpejt në pubertet, ato e përjetojnë periudhën e pjekurisë midis moshës 9-13-vjeçare, ndërsa djemtë zakonisht ndryshojnë ndërmjet moshës 10-15-vjeçare. Përvoja e pubertetit për secilin individ ndikohet dhe nga gjenetika që ka trashëguar. Ndryshimet fizikeBiologjikisht, puberteti fillon kur truri sinjalizon çlirimin e disa substancave kimike në gjak, të quajtura hormone. Një ndryshim i rëndësishëm që ndodh në trup nën veprimin e hormoneve është edhe zhvillimi i karakteristikave (tipareve) seksuale sipas gjinive përkatëse. Organet riprodhuese të vajzave dhe të djemve maturohen duke prodhuar qelizat riprodhuese femërore dhe mashkullore ose të quajtura ndryshe gametë. Te vajzat, prodhimi i qelizës femërore, vezës, ndodh në organet riprodhuese, që janë vezoret. Kur vezoret piqen, dhe kjo ndodh gjatë pubertetit, janë të afta të prodhojnë qeliza vezë. Dalja e qelizës vezë jashtë trupit shoqërohet me gjakrrjedhje. Ky proces njihet si cikli menstrual, i cili mund të shoqërohet edhe me dhimbje. Mund të flisni me prindin ose mjekun nëse keni dhimbje të pazakonta ose gjakrrjedhje të rëndë. Një tjetër ndryshim që përjetojnë vajzat në këtë fazë është rritja dhe zhvillimi i gjinjve.Te djemtë, maturimi i testikujve (farorëve), organeve riprodhuese mashkullore, shoqërohet me prodhimin e spermatozoideve, qelizave mashkullore. Në këtë kohë, djemve u bëhet zëri më i thellë, muskujt zhvillohen më shumë. Ndryshime tiparesh, të pranishme në të dyja gjinitë janë: dalja e qimeve në pjesë të ndryshme të trupit, ndryshim i formës së trupit, rritje e procesit të djersitjes, si dhe rritje e disa pjesëve të trupit më shpejt se të tjerat, veçanërisht e duarve dhe këmbëve. Fjalë kyçe:adoleshencë, pubertetNë fotografi shikoni fëmijë që kanë ndryshime në gjatësi dhe në pamje, megjithëse janë të së njëjtës moshë. Këto ndryshime janë shenjat e para të një faze drejt rritjes. A mund të thoni si quhet kjo fazë e rritjes?9 vjeç 19 vjeç
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50