Page 47 - Demo
P. 47


                                    45Tema II Tema 3 Bota e gjallëKutia e pyetjevePërmes kësaj veprimtarie, nxënësit mund të bëjnë pyetje në mënyrë anonime rreth gjërave që dëshirojnë të dinë. Hapat që duhen ndjekurNë një fletë të bardhë shkruani një ose dy pyetje në lidhje me ndryshimet që ndodhin në fazën e pubertetit ose ngjarje të tjera që lidhen me të. Në fletë nuk shënohet asnjë e dhënë tjetër përveç pyetje që ju bëni, pra fleta është anonime.Fletat me pyetje do të mblidhen nga mësuesi dhe përgjigjet e tyre do të trajtohen në orën tjetër. Në këtë mënyrë, nxënësit do të marrin informacionet që duan të dinë dhe mund të diskutojnë rreth tyre.Mjetet e nevojshmelaps, letëra. Çfarë është puberteti?b. Rendit tri ndryshime që ndodhin te vajzat gjatë pubertetit.c. Rendit tri ndryshime që ndodhin te djemtë gjatë pubertetit.Beni ndihet ngushtë për shkak se kohët e fundit i ka ndryshuar shumë zëri. Prandaj, është bërë më i ndrojtur. Çfarë këshille do t’i jepje që të mos ndihet kështu?12Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëPër t’u përshtatur me ndryshimet që ndodhin gjatë kësaj periudhe, trupi duhet të trajtohet me kujdes të veçantë në disa drejtime. Ndër to përmendim: ushqyerjen, aktivitetin sportiv, higjienën.Një ushqyerje e shëndetshme është e rëndësishme për të mbështetur rritjen në gjatësi, si dhe vëllimin e muskujve, të cilët ndryshojnë ndjeshëm në pubertet dhe kanë nevojë për më shumë kalori. Aktiviteti sportiv ndihmon trupin të përballojë më mirë ndryshimet fizike, si dhe të ruajë peshën dhe shëndetin mendor.Një tipar tjetër që vihet re gjatë fillimit të pubertetit si pasojë e ndryshimeve hormonale është dhe rritja e aktivitetit të gjëndrave të djersës ose shfaqja e akneve, si te vajzat, ashtu dhe te djemtë. Për këtë arsye, sigurimi i një higjiene të mirë të trupit ndihmon lëkurën të jetë e pastër, pa baktere të dëmshme dhe pa aromë të pakëndshme.Adoleshenca, faza në të cilën jeni dhe ju tashmë, është një periudhë e mirë për të krijuar sjellje të shëndetshme, të cilat mund të ruhen dhe kur të jeni të rritur. Veprimtari
                                
   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51