Page 48 - Demo
P. 48
462.9 Ndikimi i pubertetit në marrëdhëniet me të tjerëtJu jeni në fillimet e fazës së adoleshencës, a mund të përshkruani ndryshimet që ka sjellë në mendimet dhe sjelljet tuaja kjo fazë e rritjes?Krahas ndryshimeve fizike, në adoleshencë përjetohen dhe ndryshime emocionale dhe shoqërore.Ndryshimet që sjellin hormonet në pubertet, ndikojnë edhe në ndjenja. Individët karakterizohen nga shpërthime të herëpashershme emocionesh. Ndryshime të humorit, nervozizmi, pakënaqësia, vështirësia për t’u kuptuar nga të tjerët, janë disa nga përjetimet që sjellin ndryshimet biologjike, si te djemtë edhe te vajzat. Kërkimi dhe formimi i identitetit, i cili është një proces që nis gjatë adoleshencës, mund të shoqërohet edhe me forma rebelimi ndaj prindërve ose më të rriturve duke menduar që s’arrijnë të kuptohen dhe mbështetën nga ata në këtë fazë. Pyetje të tilla, si: “Cilat janë vlerat e mia? Çfarë dua të jem? Si të prezantohem në shoqëri? A është e pranueshme nga shoqëria pamja ime?” sjellin përjetime jo të mira emocionalisht. Mosmenaxhimi i këtyre emocioneve mund të çojë në distancim nga jeta shoqërore ose në mosmarrëveshje me njerëzit që i rrethojnë. Shpesh, këto situata mund të nxisin dëshirën për të përjetuar përvoja të reja, të cilat në disa raste mund të jenë edhe të rrezikshme, si p.sh. pirja e duhanit, alkoolit apo drogave. Këto janë sjellje të gabuara, të cilat dëmtojnë procesin e rritjes dhe shëndetin mendor edhe fizik.Shprehja e ndjenjave dhe dyshimeve që mund t’i shoqërojnë gjatë kësaj faze të rritjes mund ta lehtësojë këtë proces ndryshimesh. Ndryshimet socialeAdoleshenca nxjerr në pah ndryshime edhe në mënyrën se si ndërveprojnë me të tjerët adoleshentët. Shoqërizimi është një proces social që vazhdon gjatë gjithë jetës, në të cilin individi integrohet dhe bashkëvepron në shoqëri. Përmes këtij procesi, ai zhvillon përgjegjësinë e një të rrituri, përpunon aftësitë dhe rritet mendërisht. Një shembull i saj mund të jetë përgjegjësia që prindërit ju japin kur ju kërkojnë të kujdeseni për motrën ose vëllain më të vogël ose të përgatisni ndonjë ushqim që ju pëlqen. Gjatë kësaj kohe, shokët e shoqet bëhen shumë të rëndësishëm. Prandaj, ata duhen zgjedhur me zgjuarsi. Miqtë e mirë, me mbështetjen dhe mendimet që japin, kanë gjithmonë ndikime pozitive në jetën tonë.Fjalë kyçe:shoqërizimi, shoqëri, marrëdhënie, ndryshime sociale, ndryshime emocionale

