Page 49 - Demo
P. 49
47Tema II Tema 3 Bota e gjallëa. Si e përkufizojmë termin “shoqëri”?b. Cilat janë disa nga ndryshimet emocionale që shfaqen gjatë adoleshencës? c. Cilat janë disa nga ndryshimet sociale që shfaqen gjatë adoleshencës? a. Shokët/bashkëmoshatarët mund të kenë ndikim të madh në sjelljet e tua gjatë adoleshencës. Rendit disa shembuj pozitivë dhe disa shembuj negativë të ndikimit të tyre. b. Mendo ku do të dëshiroje të kishe më shumë pavarësi. Shkruaj një letër për prindërit duke u shpjeguar se pse do të doje më shumë pavarësi dhe çfarë përgjegjësie do të pranoje për të treguar se je i gatshëm për të qenë i përgjegjshëm.12Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëTermi shoqëri përfaqëson një grup individësh të përfshirë në një bashkëveprim të vazhdueshëm marrëdhëniesh shoqërore. Kjo mund të përfshijë grupe shoqërore të së njëjtës gjini ose të gjinive të ndryshme. Takimet e vazhdueshme shoqërore midis adoleshentëve mund të sjellin lindjen e miqësive të ngushta, po ashtu edhe lindjen e ndjenjave të pëlqimit: pra, vajzave u rritet interesi ndaj djemve dhe anasjelltas. Këto ndjesi krijojnë lidhje emocionale midis adoleshentëve, të cilat janë pjesë e ndryshimeve që përjetojnë në këtë fazë të rritjes. Gjatë viteve të adoleshencës është mirë të flisni dhe të ndani përjetimet tuaja me individë të tjerë (prindër, mësues, psikologë). Ata mund t’ju ndihmojnë t’i menaxhoni më mirë këto përjetime. Bisedat me individë te të cilët keni besim mund t’ju orientojnë të merrni vendimet e duhura dhe të bëni zgjedhje të mira në situata të ndryshme ku mund të gjendeni. Prindërit janë gjithmonë në anën tuaj, ndaj tregohuni të hapur me ta dhe ata do t’ju mbështetin dhe ndihmojnë në këto ndryshime të pubertetit.

