Page 5 - Demo
P. 5


                                    HyrjePaketa e lëndës “Njeriu dhe natyra” për klasën e pestë përbëhet nga Libri i nxënësit, Fletorja e punës dhe Libri i mësuesit. Libri i nxënësit është hartuar në përputhje me kurrikulën e fushës së shkencave të natyrës dhe me programin e lëndës “Njeriu dhe natyra”. Libri është i këndshëm, i përshtatshëm, i lehtë në përdorim dhe me gjuhë të kuptueshme, lehtësisht të perceptueshme si nga nxënësit, ashtu edhe nga mësuesit.Libri i nxënësit dhe Fletorja e punës nxitin nxënësin dhe e përfshijnë atë në mënyrë aktive dhe bashkëpunuese për të zhvilluar aftësitë bazë të kërkimit shkencor.Libri i nxënësit ka në themel katër koncepte bazë: Materia, vetitë dhe shndërrimet; Bota e gjallë; Proceset fizike; Toka, mjedisi dhe gjithësia. Përmbajtja e tyre zgjerohet dhe trajtohet përgjatë njësive mësimore. Renditja e njësive mësimore, interpretimi dhe gjuha e përdorur janë në përputhje me karakteristikat e zhvillimit moshor të nxënësit.Ky tekst përmban figura dhe pyetje që nxitin nxënësin të diskutojë me argumente, të zhvillojë ide për veprimtari praktike dhe të zgjerojë njohuritë rreth zhvillimit shkencor, duke rritur në këtë mënyrë të menduarit kritik dhe gjykues në nxjerrjen e përfundimeve.Çdo njësi mësimore ka të njëjtën strukturë organizimi. Fillimisht prezantohen konceptet e njohura, të cilat u paraprijnë termave apo dukurive të reja që trajtohen në vijim.Në rubrikën “Veprimtaria”, nxënësi orientohet dhe nxitet në kryerjen e punëve praktike, si dhe në arritjen e përfundimeve. Rubrika “Lexo, mendo dhe përgjigju” përforcon njohuritë e trajtuara gjatë orës mësimore. “Zbato njohuritë” është pjesa ku nxënësi shpreh me fjalë ose me shkrim atë çka mësoi në njësinë mësimore.Fletorja e punës përmban ushtrime të ndryshme, të cilat nxënësi mund t’i kryejë në klasë ose si detyra shtëpieJu urojmë suksese!
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10