Page 50 - Demo
P. 50
48Abuzimi është një sjellje lënduese, që ndodh në formën e keqtrajtimit fizik, verbal, emocional dhe seksual. Një person i abuzuar është ai, i cili është dëmtuar apo kërcënuar, mendërisht apo fizikisht nga veprimet e personave të tjerë. Abuzimi mund të ndodhë midis dy të panjohurve, por fatkeqësisht, në shumicën e rasteve, ndodh midis personave që njihen si për shembull, familjarë, miq apo të njohur. Çdo formë abuzimi ka shenjat, tiparet dhe pasojat e veta. Ai mund të ndodhë kudo, në shkollë, rrugë, park ose edhe shtëpi. Të gjitha format e abuzimeve janë të gabuara dhe të dëmshme. Askush s’duhet të tolerojë apo lejojë asnjë formë abuzimi. Tregoni në familje, shkollë ose polici, çdo formë abuzimi. Kështu ju mund të ndihmoni veten dhe të tjerët.Abuzimi seksual është sjellje detyruese me qëllime seksuale nga një person ndaj një tjetri. Në disa raste, abuzuesi mund të përdorë edhe forcën për ta realizuar atë. Çdo veprim ose prekje që ai bën në mënyrë seksuale, duke krijuar bezdi dhe ndjesi të keqe te tjetri është formë e abuzimit seksual. Situata të një abuzimi seksual mund të përbëjnë përqafimet dhe puthjet e dyshimta ose të pavenda, prekjet në pjesët intime, afrimet e një personi që ju bën të ndiheni të frikësuar apo të pasigurt. Trupin tuaj askush s’ka të drejtë ta dëmtojë apo përdorë. Abuzimi seksual ndaj një personi përbën krim dhe dënohet me ligj. Abuzimi fizik është çdo dëmtim ose lëndim që i shkaktohet trupit të një personi në mënyrë të qëllimshme nga një person më i rritur ose dhe bashkëmoshatar. Abuzimi verbal dhe emocional është çdo veprim ose ngjarje që konsiston në përçmimin, frikësimin, manipulimin apo presionin sistematik dhe që dëmton në mënyre serioze zhvillimin e personit të abuzuar. Abuzimi verbal/emocional dëmton vetëvlerësimin dhe vetëbesimin, imazhin pozitiv për veten, shkakton probleme të ndërveprimit me të tjerët, ankth etj. 2.10 Si të ruhemi nga abuzimetShiko fotografinë e mëposhtme dhe trego çfarë kupton me ilustrimin që paraqitet aty.Të gjithë kemi të drejtë për privatësi dhe hapësira personale, si dhe të mbrojmë veten tonë sa herë që duhet. Asnjë s’duhet të bëjë asgjë që t’ju dëmtojë. Fjalë kyçe:abuzim seksual, abuzim verbal, abuzim fizik, bullizëm

