Page 51 - Demo
P. 51


                                    49Tema II Tema 3 Bota e gjallëa. Çfarë quajmë abuzim?b. Në çfarë formash mund të shfaqet abuzimi?c. Përshkruaj pse duhen raportuar abuzimet.d. Si mund të mbrohemi nga abuzimet?Lexoni situatat e mëposhtme.a. Dëgjon një moshatar, që kërcënon se do të dëmtojë bashkëmoshatarë të tjerë.b. Je dëshmitar që një moshatar dhunon verbalisht një nxënës tjetër.c. Shokët tuaj po bëjnë një plan për t’u hakmarrë ndaj një nxënësi që i vuri në lojë. d. Diskutoni në klasë se çfarë qëndrimesh do të mbani ju në secilën situatë. Argumentoni përgjigjen tuaj.12Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëUnë kam rregullat e mia të sigurisë. Ato janë:1. Unë u them prindërve ose mësueses përpara se të shkoj diku, të ndihmoj dikë, të pranoj ndonjë dhuratë apo të hipi në ndonjë makinë! 2. Unë marr një shok/shoqe të besuar përpara së të shkoj në vende të ndryshme apo të dal të rri jashtë! 3. Unë u them njerëzve “JO” qoftë mësuesit, prindit apo kujtdo tjetri që më ngacmon/prek ose më lëndon! 4. Unë u them prindërve/mësueses apo kujtdo tek i cili kam besim, nëse dikush më bën të ndihem i/e dëshpëruar, e pasigurt apo i/e frikësuar!5. Unë nuk bisedoj me të panjohur!6. Nuk bëj asgjë që më duket e gabuar edhe kur dikush më thotë që është mirë.7. Unë nuk lejoj askënd të përfitojë në asnjë lloj situate nga mua.Ju keni të drejtën të thoni “JO” për çdo gjë që ju bën të mos ndiheni mirë apo që ju frikëson!Mos hezitoni t’i tregoni një të rrituri tek i cili keni besim, në qoftë se ndodh diçka që nuk ju pëlqen.Bullizmi apo nëpërkëmbja është një formë e keqtrajtimit të qëllimshëm të një personi, që është në pozita më të forta, ndaj një tjetri, në mënyrë të përsëritur. Sjelljet përmes të cilave shfaqet bullizmi përfshijnë: vënien në lojë, thumbimin, kërcënimin, goditjen ose zhvatjen etj. Duhet kuptuar që bullizmi është abuzim, që shkakton lëndime dhe shqetësime.Respektoni të tjerët dhe veten tuaj, një gjë e tillë ndihmon në parandalimin e keqtrajtimeve.
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55