Page 52 - Demo
P. 52


                                    50Termi “shëndet” tregon më shumë sesa të jesh mirë fizikisht e të mos kesh sëmundje. Shëndeti është një gjendje e plotë e mirëqenies fizike, mendore, emocionale dhe sociale. Të qenit në ekuilibër i të gjithë këtyre komponentëve do të thotë të gëzosh shëndet të mirë.Me “shëndet fizik” kuptojmë që trupi i njeriut punon mirë, pa dhimbje ose vështirësi në aktivitetet ditore. Pra, trupi ynë ruan ekuilibrin në funksionimin e qelizave dhe pjesëve të tjera të tij. Të kesh shëndet të mirë fizik do të thotë: • të kujdesesh për trupin tënd;• të ushqehesh në mënyrë të ekuilibruar dhe të shumëllojshme;• të bësh aktivitet fizik; • të flesh mjaftueshëm;• të kesh një higjienë të mirë personale dhe mjedisore;• të shmangësh drogat dhe alkoolin.Në shëndetin tonë fizik ndikojnë edhe faktorët mjedisorë. Ndotja e mjedisit përmes ajrit, zhurmave, lëndëve kimike, ujit, katastrofave natyrore, prishjes së habitateve, e kombinuar dhe me mënyrën e të jetuarit, ka kontribuar në shfaqjen e disa problemeve shëndetësore te njeriu. Këta faktorë mund të jenë pasojë edhe e ngjarjeve natyrore dhe e aktivitetit njerëzor. P.sh.: ajri i ndotur rrit mundësinë për infeksione dhe sëmundje të mushkërisë. Ekspozimi në rrezatim të lartë ultraviolet nxit mundësinë për tumore të lëkurës. Nëse ju pyesin çfarë do të thotë “shëndet”, si do t’i përgjigjeshit? Fjalë kyçe:shëndet mendor, shëndet fizik, shëndet social2.11 Njeriu dhe shëndetiTrekëndëshi i shëndetit
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56