Page 53 - Demo
P. 53
51Tema 3 Tema V Faktorët mjedisorë që ndikojnë në shëndetin e njeriut Tema II Tema 3 Bota e gjallëShëndeti mendor dhe emocional. Shumica prej nesh ndiejnë emocione të ndryshme gjatë gjithë ditës: lumturi, mërzitje, frikë, kënaqësi, zemërim, dashuri etj. Mënyra se si i shprehim këto lloj ndjenjash përbën shëndetin mendor. Shëndeti mendor nënkupton të ndierit mirë me veten dhe njerëzit që të rrethojnë në jetën e përditshme. Të menduarit dhe shprehurit pozitivisht na ndihmon të kemi një shëndet të mirë mendor dhe emocional.a. Çfarë quajmë shëndet?b. Rendit 2 sjellje që përmirësojnë shëndetin social. c. Cilat janë disa mënyra pozitive për të përmirësuar shëndetin fizik?a. Rikujto ngjarjet e javës së kaluar dhe shëno në fletore veprimet që ke kryer. Përshkruaj sjelljet që kanë ndikuar pozitivisht e negativisht në shëndetin tënd, si dhe çfarë do të ndryshoje në sjelljen tënde për ta përmirësuar atë. b. Kroi është nxënës i shkëlqyer. Ai e kalon pjesën më të madhe të kohës duke mësuar, duke bërë detyra, si dhe në kompjuter. Si mendon, për cilat pjesë të shëndetit nuk po kujdeset ai? Çfarë mund të bëjë ai për t’i përmirësuar ato?12Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëShëndeti socialSi i keni marrëdhëniet me shokët e shoqet? A mund të zgjidhni paqësisht një problem midis jush? Kur shkoni te gjyshërit, ndiheni të kënaqur? Përgjigjet e këtyre pyetjeve do t’ju bëjnë të kuptoni shëndetin tuaj social. Shëndet i mirë social do të thotë të keni aftësi të mira komunikuese në familje, në shkollë dhe në komunitet. Do të thotë gjithashtu të ndërtoni marrëdhënie të mira me njerëzit që vlerësoni dhe besoni.

