Page 54 - Demo
P. 54
52Ushqimi që zgjedhim ndikon në shëndetin tonë. Në trupin tonë, ai zbërthehet në përbërësit e tij, pra ushqyesit, të cilët bëhen pjesë e trupit me funksionet që kryejnë. Për t`u ndier energjikë dhe të shëndetshëm duhet të kujdesemi për ushqimin që konsumojmë. Të ngrënit me tepri e disa ushqimeve ose edhe e vetëm një ushqimi mund ta dëmtojë shëndetin. Kështu, nëse konsumoni shpesh patatina, po bëni një zgjedhje jo të shëndetshme, ato kanë sasi të lartë yndyre dhe kripe. Edhe ngrënia e pak lloje ushqimesh nuk është një zgjedhje e mirë për shëndetin, pasi trupi ka nevojë për të gjithë llojet e ushqyesve.Për të qenë të shëndetshëm, duhet të ushqehemi në mënyrë të larmishme dhe të ekuilibruar, me qëllim që t’u sigurojmë qelizave të gjitha lëndët e duhura për proceset jetësore. MbipeshaNgrënia me tepri e ushqimeve me yndyrë dhe pak larmi përbërësish mund të çojë në kequshqyerje. Mbipesha ose obeziteti është një gjendje e trupit që vjen nga kequshqyerja. Një person mbipeshë ka një sasi të lartë yndyre në trup, që çon dhe në rritje të peshës së tij. Kjo mund të vijë jo vetëm nga mungesa e një diete ushqimore të shumëllojshme, prej së cilës trupi merr ushqyesit e duhur në mënyrë të ekuilibruar, por dhe nga mungesa e aktiviteteve fizike në jetën e përditshme. Obeziteti rrit më shumë mundësinë për t’u sëmurur nga zemra dhe diabeti. NënpeshaEdhe të qenët nën peshë është e pashëndetshme. Kjo sjell mungesë energjie për trupin dhe rënie të peshës trupore. Mungesa e vitaminave dhe mineraleve që sjell kjo formë e 2.12 Ndikimi i ushqimit në shëndetin e njeriutFjalë kyçe:energji, mbipeshë, nënpeshë Si mendoni, a lidhet ushqimi me mënyrën se sa aktiv ndihemi?

