Page 55 - Demo
P. 55


                                    53Tema II Tema 3 Bota e gjallëkequshqyerjes dobëson sistemin imunitar dhe qelizat e trupit nuk punojnë siç duhet, duke u ndier të lodhura vazhdimisht. Një pjesë e njerëzve që duan të bien nga pesha apo të fitojnë peshë ndjekin forma të ndryshme dietash, për një kohë të shkurtër. Kujdes, kjo mund të jetë e rrezikshme! Gjëja më e mirë që mund të bëni është të zgjidhni një ushqyerje të ekuilibruar, të hidratoheni mirë dhe të kryeni aktivitet fizik.Sa energji i nevojitet trupit?Energjia që kërkon trupi vjen nga ushqimet. Këtë energji, ai e përdor për të bërë gjithçka jetësore. Energjia në ushqime matet në kalori (K).Sasia e energjisë që i nevojitet trupit, varet nga mosha (pasi kjo ndikon në fazat e rritjes), nga përmasat e trupit dhe nga aktiviteti që kryen njeriu. Sa më shumë të kryeni aktivitet fizik, aq më shumë energji kërkon trupi.a. Çfarë kuptoni me fjalën kequshqyerje?b. Cilat janë disa nga problemet shëndetësore që mund të shfaqen nga mbipesha?c. Çfarë i ndodh trupit nëse është nën peshë?d. Rendit faktorët që ndikojnë në sasinë ditore të energjisë që i duhet trupit.a. Duke iu referuar grafikut, llogarit energjinë që i nevojitet çdo ditë një programueseje kompjuterike. Po shokut/shoqes sate të ngushtë? Si arrite në këtë përfundim?b. Shkruaj pse sot janë më të shumë adoleshentët mbi peshë sesa në të shkuarën.12Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëDuke parë televizorDuke ecurDuke bërë patinazhDuke ngarë biçikletënDuke vrapuarEnergjia që harxhohet në një orë gjatë disa aktiviteteve.K (kalori) 0 1000 2000 3000 4000 5000
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59