Page 56 - Demo
P. 56


                                    54Të gjitha ato lëndë kimike që ndikojnë në sistemin nervor dhe përvojat psikologjike, duke ndryshuar perceptimin shqisor, gjendjen shpirtërore, të menduarit dhe sjelljen e një personi jane quajtur substanca psikoaktive.Këto substanca, përveçse te pijet alkoolike ose energjike, apo te duhani, mund të gjenden edhe në një pjesë të ushqimeve të përditshme, si kafeja, çokollata etj. Ndaj, duhet bërë kujdes në sasinë e çokollatës që konsumojmë. Ato mund të gjenden edhe tek ilaçet, prandaj barnat duhen marrë gjithmonë sipas udhëzimeve të mjekut ose farmacistit. Substancat psikoaktive gjenden edhe te drogat, të cilat janë të paligjshme dhe të rrezikshme për shëndetin. Shumë prej njerëzve e dinë se pirja e duhanit dhe e alkoolit janë sjellje të pashëndetshme, por pak prej tyre e dinë se sa dëme mund të shkaktojnë.Rreziku nga duhanpirjaDuhani është bimë, një nga përbërësit që ka ai është nikotina. Ajo klasifikohet si stimulues, që rrit aktivitetin e trurit. Nikotina rrit rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe shkakton varësi të lartë në organizëm. Kjo do të thotë se trupi ndien nevojë të vazhdueshme për të. Tymi i duhanit përmban më shumë se 4 mijë përbërje kimike, ku krahas nikotinës përfshihen: monoksidi i karbonit, katrani etj. Monoksidi i karbonit lidhet me hemoglobinën e rruazave të kuqe të gjakut, e cila në këto kushte nuk mund të transportojë oksigjenin. Kjo sjell ulje të sasisë së oksigjenit që duhet të shkojë në qeliza. Duhanpirja është një faktor që rrit mundësinë për shfaqjen e tumoreve të mushkërisë, sëmundjeve të zemrës, madje dëmton dhe lëkurën duke shkaktuar plakje të parakohshme.Të gjitha format e duhanit shkaktojnë varësi dhe janë të dëmshme për shëndetin. 2.13 Pasojat e substancave të dëmshmeFjalë kyçe:substancë psikoaktive, duhan, alkoolArsye për t’i thënë “Jo” duhanpirjes! Shijon më mirë ushqimet.Aftësi më të mira nuhatjeje.Shëndet më të mirë në të ardhmen.Nuk lëshon në ajër lëndë të dëmshme për të tjerët.Gojë më e pastër dhe shtëpi më e freskët.Mushkëri sportive.Kursim parash.Nuk krijon varësi ndaj asgjëje.
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60