Page 57 - Demo
P. 57


                                    55Tema II Tema 3 Bota e gjallëRreziku nga alkooliAlkooli është një përbërje e prodhuar nga procesi i fermentimit të lëndëve organike, kryesisht frutave. Alkooli i përket një grupi drogash, të quajtur depresantë që ngadalësojnë sinjalet në tru. Truri ndikohet 6 minuta pasi keni pirë alkool. Ai shkon në tru, duke prekur pjesë të trurit që kontrollojnë lëvizjen, të folurit, kujtesën. Personat që pinë rregullisht alkool krijojnë varësi prej tij dhe dëmtojnë funksionin normal të trurit të tyre. Disa efekte janë të menjëhershme, si: aftësia për të menduar, folur, ecur. Disa të tjera grumbullohen në trup dhe shfaqen kohë më vonë, duke dëmtuar mëlçinë, kockat, zemrën. Madje, shkaktojnë diabetin dhe dobësojnë sistemin imunitar. Alkoolizmi është një sëmundje, në të cilën personi ka nevojë të vazhdueshme psikologjike dhe fizike për alkool. Ajo mund të kurohet me trajtime nga specialistët.a. Çfarë quajmë substancë psikoaktive?b. Si mund të ndikojë duhani në pamjen e një individi?c. Çfarë ndikimi negativ ka duhani në trup?d. Si ndikon alkooli në shëndetin e një individi?e. A ka ngjashmëri midis duhanit dhe alkoolit? Po ndryshime?a. Hulumto si krijohet varësia nga duhani dhe alkooli dhe çfarë pasojash shkaktojnë në trup.b. Shkruaj disa situata që mund t’i ndodhin një personi kur përdor duhan ose alkool. c. Shkruaj çfarë faktesh do të përdorje për të bindur një shok që të mos pijë duhan ose alkool.12Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëAlkooli dëmton shëndetin.
                                
   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61