Page 59 - Demo
P. 59
5. Në tabelën e mëposhtme, rendit faktorët pozitivë dhe negativë që ndikojnë në shëndetin fizik, mendor dhe social.Faktorët pozitivë Faktorët negativë Argumento secilin nga faktorët e shënuar dhe diskuto rreth tyre me shokët e shoqet e klasës. Sillni shembuj të shëndetit fizik, mendor dhe social.6. Përcakto nëse është e vërtetë (V) apo e gabuar (G):a. Të ngrënit e ushqimit me tepri nuk e dëmton shëndetin tonë. b. Për të qenë të shëndetshëm, duhet të ushqehemi vetëm në mënyrë të larmishme. c. Mbipesha është një gjendje e trupit që vjen nga kequshqyerja. d. Hidratimi nuk është shumë i rëndësishëm për të pasur shëndet të mirë. e. Persona të moshave të ndryshme kanë nevojë për të njëjtën energji. 7. Si e kupton pohimin: “Sa më shumë të kryeni aktivitet fizik, aq më shumë energji kërkon trupi”. Argumento përgjigjen.8. Plotëso diagramin e Venit:Duhanpirja Pirja e alkoolitTë përbashkëtat57

