Page 60 - Demo
P. 60
58Çfarë është madhësia fizike?Trupat dhe dukuritë natyrore që na rrethojnë janë të ndryshme. Tek ata mund të dallojmë veti të ndryshme fizike.Vetitë fizike të trupave dhe dukurive natyrore, që mund t’i krahasojmë ndërmjet tyre dhe që shprehen me një numër, quhen madhësi fizike. Matja e madhësisë fizikeVlera numerike e madhësive fizike gjendet duke bërë matje. Matja ka rëndësi të madhe në jetën e përditshme. Për shembull, kur udhëtojmë me makinë, na duhet të matim shpejtësinë e lëvizjes së saj. Kur njeriu është i sëmurë, duhet të matim temperaturën. Kur blejmë fruta, duhet të matim peshën e tyre etj. Që në kohë të hershme, nevoja i ka shtyrë njerëzit të mësojnë të matin. Edhe pse matja ka filluar të bëhet në kohëra të hershme, të bësh një matje të saktë nuk është aq e lehtë. Procesi, sipas të cilit përcaktohet vlera numerike e madhësisë fizike, quhet matje.Një madhësi fizike matet duke e krahasuar me një madhësi të të njëjtit lloj, që quhet njësi matëse. Njësitë matëse pranohen si të tilla me marrëveshje. Sot, në përgjithësi, për çdo madhësi përdoret një njësi e caktuar dhe shumëfishat apo nënfishat e saj. Madhësia fizike përcaktohet nga një numër (vlerë numerike) dhe njësia përkatëse e saj. Për shembull, kur themi masa është 12 kg, 12 është vlera dhe kg (kilogram) është njësia. Kur themi rruga është 27 km, 27 është vlera dhe km (kilometër) është njësia.3 PROCESET FIZIKEFjalë kyçe:madhësi fizike, matje, njësi matëse, aparat matës 3.1 Madhësitë fizike dhe matja e tyre

