Page 62 - Demo
P. 62


                                    60Çfarë është gjatësia?Gjatësia është madhësi fizike që tregon sa shtrihet një trup në hapësirë, sipas një drejtimi të caktuar. Për të shprehur gjatësinë, përdoren fjalë të ndryshme.Madhësinë e hapësirës ndërmjet dy vendeve (apo dy pikave) e quajmë largësi. Për gjatësitë e një dhome në drejtime të ndryshme përdorim fjalët: gjatësi, gjerësi dhe lartësi. Për një libër përdorim fjalën trashësi etj. Gjatësia, gjerësia, lartësia apo trashësia quhen përmasa të trupit.Si matet gjatësia?Si pajisje për matjen e përmasave të trupave apo të largësive ndërmjet tyre përdorim vizore apo metër.Njëri skaj i vizores (metrit) vendoset në njërën anë të trupit dhe lexohet shifra ku bie ana tjetër e tij. Rezultati i matjes shprehet me një numër dhe njësinë e gjatësisë, që është metri (m). Kur themi se gjatësia e dhomës është 3 m, do të thotë se gjatësinë e dhomës e kemi krahasuar me gjatësinë e një metri.Në jetën e përditshme, për matjen e gjatësisë, përveç njësisë metër përdoren edhe njësi më të vogla apo më të mëdha (nënfisha apo shumëfisha).Për shembull, njësi më të vogla se metri janë decimetri(dm), centimetri (cm), milimetri (mm) etj.3.2 Gjatësia dhe matja e sajFjalë kyçe:gjatësi, largësi, gjerësi, lartësi, trashësi, përmasë, decimetri, centimetri, milimetri, kilometri, kalibri, mikrometriBllok i trashë Kompjuter i hollë Lartësia e pemësLargësia ndërmjet syve
                                
   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66