Page 64 - Demo
P. 64


                                    62Çfarë është vëllimi?Vëllimi është një madhësi tjetër fizike. Ai shpreh se sa hapësirë zë një trup i ngurtë, i lëngët apo i gaztë. Vëllimi i një trupi apo një ene që mund të mbushet me lëng ose gaz varet nga forma dhe përmasat e trupit apo të enës.Si matet vëllimi? Njësia matëse e vëllimit është metër kubi (m3), ndërsa njësitë matëse më të vogla të tij (nënfishat) janë decimetër kub (dm3) dhe centimetër kub (cm3). 1 m3 = 1 000 dm31 dm3 = 1 000 cm3Njësia e vëllimit, që përdoret në jetën e përditshme, për matjen e lëngjeve, është litri (shënohet me l). Për shembull, një litër është vëllimi i një kubi, çdo brinjë e të cilit është 10 cm.1 l = 1 dm3 = 1 000 cm31 l = 1 000 cm3Njësitë më të vogla matëse të litrit janë decilitri (dl), mililitri (ml).1 l = 10 dl1 l = 1 000 mlVëllimi i lëngjeve matet me enë të shkallëzuara, në përgjithësi në formë cilindri. Anash tyre janë shënuar njësitë e matjes, zakonisht mililitra.Edhe shiringat janë të shkallëzuara në mililitra.Si matet vëllimi i trupave të ngurtë?Për të matur vëllimin e një trupi të rregullt gjeometrik, si: kubi, sfera, piramida, përdoren formula matematikore. Matja e vëllimit të një trupi me formë të çrregullt mund të bëhet si më poshtë.Merrni një enë me lëfyt, një enë të shkallëzuar, ujë, trupa në forma të çrregullta, që nuk treten në ujë si, gurë, gozhdë etj.Mbushni enën deri në lëfyt me ujë. Në të futet një nga trupat e ngurtë. Nga lëfyti derdhet ujë në enën e shkallëzuar. Matni vëllimi i ujit të derdhur në të. 3.3 Vëllimi dhe matja e tijFjalë kyçe:vëllimi, litri, metër kubi, decimetër kubi, centimetër kub, decilitri, mililitri, enë të shkallëzuara10cm10cm10cm= 1 litër1 cm3
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68