Page 66 - Demo
P. 66


                                    64Si matet masa e një trupi?Njësia e matjes së masës është kilogrami (kg). Si njësi e masës së trupave të vegjël përdoret grami (1 kg = 1 000 g). Për trupa edhe më të vegjël (për shembull, tabletat e ilaçeve) përdoret miligrami (1 g = 1 000 mg).Si njësi e masës së trupave të mëdhenj, që transportohen me kamion, tren apo anije, përdoret njësia ton (1 t = 1 000 kg)..Për të matur masën e një trupi përdoret peshorja. Peshoret janë të formave dhe llojeve të ndryshme. Në peshoret mekanike me dy pjata, në njërën pjatë vendoset trupi dhe në tjetrën, gurët e peshës, derisa peshorja të jetë në baraspeshë. Gurët e peshës tregojnë se sa është masa e trupit.3.4 Masa dhe matja e sajFjalë kyçe:masa, kilogram, ton, gram, miligram, elektronike, kandarÇfarë është masa?Cili është më i rëndë: pjepri apo dardha? Cili prej tyre ka masë më të madhe?Cili është më i rëndë: topi i futbollit apo topi i tenisit? Cili prej tyre ka masë më të madhe?Për trupat që rëndojnë më shumë, në përditshmëri, themi se kanë masë më të madhe, ndërsa për trupat e lehtë themi se kanë masë të vogël.Masa është një madhësi tjetër fizike. Masa përcaktohet nga sasia e lëndës prej së cilës përbëhet një trup.Një trup që ka masë, zë një vend në hapësirë, pra ka një vëllim.Masa e një trupi ndikon në gravitetin e tij. Sa më e madhe të jetë masa e një trupi, aq më shumë rëndon ai. Masa e një trupi ndikon në ndryshimin e gjendjes së lëvizjes së tij. Një trup me masë të madhe është e vështirë ta vëmë në lëvizje, kur është në prehje apo ta ndalim kur është në lëvizje.Ndryshe ndodh me një trup me masë të vogël. 
                                
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70