Page 67 - Demo
P. 67
65Tema 3 Tema III Proceset fizikea. Cilin mund të ndalim më lehtë një top pingpongu apo një top basketbolli? Pse?b. Trego dallimin mes peshës dhe masës.Rendit gurët e peshave nga më i vogli te më i madhi.12Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëMatja e masës së një sasie orizi.Hapat që duhen ndjekur1. Merrni një sasi orizi (një vëllim të caktuar, për shembull, një gotë) dhe hidheni në një enë. 2. Vendoseni enën në peshore dhe lexoni vlerën që tregon ajo. 3. Zbrazeni orizin në një enë tjetër dhe gjeni masën e enës bosh.4. Gjeni masën e orizit duke bërë diferencën ndërmjet dy vlerave të gjetura.5. Merrni dyfishin, trefishin e vëllimit të orizit. Si mendoni se do të jetë masa krahasuar me rastin e parë? Përsëritni të njëjtat veprime për të gjetur masat. A ju doli parashikimi?Mjetet e nevojshme oriz, enë plastike, peshore kuzhine, laps, letërA e dini se... Masa e një trupi mbetet e njëjtë në çdo vend të universit. 30 g 50 g 1 kg 500 g 2 kg 200 g 20 gNë peshoret mekanike me sustë, masa e trupit të varur në peshore, tregohet me shigjetë.Në peshoret elektronike, masa e trupit lexohet në një ekran.Dikur, për matjen e masës, përdoreshin kandarët.Për matjen e masës së një trupi përdoret fjala “peshoj”, por masa dhe pesha janë madhësi të ndryshme.Veprimtari

