Page 68 - Demo
P. 68
66Si matet koha?Rrotullimi i Tokës rreth boshtit të vet bëhet për një kohë të caktuar, e cila quhet ditë-natë.Kohëzgjatja e një ditë-nate është ndarë në 24 pjesë të barabarta. Një pjesë e tillë quhet orë. Një orë është e ndarë në 60 minuta, ndërsa 1 minutë është e ndarë në60 sekonda. Njësia bazë matëse e kohës është sekonda (s).1 ditë = 24 orë1 orë = 60 minuta1 minutë = 60 sekondaNë jetën e përditshme koha matet me orë, e cila shënohet me h.Një nga mjetet për matjen e kohës është ora. Orët janë të ndryshme, si orë mekanike, orë elektronike, orë diellore, orë me rërë etj.Dikur janë përdorur orët diellore dhe orët me rërë.Orët e sotme mund të jenë mekanike apoelektronike.3.5 Koha dhe matja e sajFjalë kyçe:koha, minuta, sekonda, ora, kronometri, metronomi, dekada, shekulli Çfarë është koha?Çdo dukuri në natyrë ka një fillim dhe një fund. Disa dukuri zgjasin shumë dhe disa të tjera më pak.Koha është një madhësi fizike, që përdoret për të përcaktuar radhën e zhvillimit të ngjarjeve apo dukurive, si dhe zgjatjen e tyre. Për shembull, mësimi fillon në orën 8:00 dhe mbaron në orën 8:45. Një ndeshje futbolli zgjat 90 minuta.

