Page 70 - Demo
P. 70


                                    68Nga ndjesia e të prekurit mund të gabojmë. Madhësia fizike që na tregon ftohtësinë apo ngrohtësinë e një trupi është temperatura.Për trupat e nxehtë themi se kanë temperaturë të lartë, kurse për trupat e ftohtë themi se kanë temperaturë të ulët.Si matet temperatura?Çfarë ndodh kur dy trupa vihen në takim me njëri-tjetrin? Cili trup ftohet dhe cili ngrohet? Sa vazhdon ngrohja e njërit dhe ftohja e tjetrit? Mjeti matës i temperaturës është termometri. Ai përdoret për të matur temperaturën e ujit, të ajrit apo të njeriut.3.6 Temperatura dhe matja e sajFjalë kyçe:ftohtë, ngrohtë, temperatura, termometri, grada celsiusÇfarë është temperatura?Trupat kanë forma dhe madhësi të ndryshme.Nëse i prekim trupat, do të vërejmë një cilësi tjetër të tyre. Nga ndjesia e të prekurit, mund të themi se një trup është më i ftohtë apo më i ngrohtë se një tjetër.Për shembull, nëse prekim hekurin, themi se është i nxehtë, por nëse prekim akulloren, themi se është e ftohtë.Trupa të nxehtë janë: dielli, flaka, llava e vullkanit etj., ndërsa trupa të ftohtë janë: bora, akulli, uji i burimit etj.Provoni!Merrni tri enë dhe mbushini me ujë. Njërën mbusheni me ujë të ngrohtë (kujdes, jo të nxehtë), të dytën me ujë të ftohtë dhe të tretën me ujë ambienti. Fillimisht futni njërën dorë në ujin e ngrohtë dhe tjetrën në ujin e ftohtë. Mandej futni të dyja duart në ujin e ambientit. Çfarë ndieni në duar? Si ndihet uji i ambjentit nga dora që ishte në ujin e ngrohtë? Po nga dora tjetër?100o 37 C o 0 C oC 50o 20 C o -10 C oC
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74