Page 71 - Demo
P. 71


                                    69Tema 3 Tema III Proceset fizikeTermometrat janë të llojeve të ndryshme. Më të përdorurit janë ata me merkur (zhivë) dhe ata me alkool të ngjyrosur.Si është i ndërtuar një termometër i zakonshëm?Termometri është një gyp i ngushtë me ndarje me vija, në fundin e të cilit ndodhet rezervuari i lëngut (zhivë, alkool etj.). Kur ngrihet temperatura, ngrihet dhe lëngu në gyp. Niveli i lëngut, pra dhe temperatura, tregohet nga vijat në tub. Njësia e temperaturës është grada Celsius (oC).Termometri mjekësor shërben për të matur temperaturën e njeriut. Ky termometër ka shkallëzimin nga 35oC në 42oC, sepse temperatura e njeriut ndryshon ndërmjet këtyre temperaturave. Para përdorimit, termometri duhet shkundur, që zhiva të jetë poshtë 36oC.a. Çfarë tregon temperatura e një trupi?b. Me çfarë matet temperatura?c. Cila është njësia matëse që shpreh temperaturën?Shpjego çfarë tregojnë temperaturat - 10oC, 0oC, 20oC, 37oC, 50oC, 100oC në figurinat në fund të faqes përpara.Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëGjetja e temperaturës mesatare të ditës.Hapat që duhen ndjekur1. Vendosni termometrin në një vend të dhomës dhe mos e lëvizni.2. Në çdo një apo dy orë lexoni temperaturën që tregon termometri. 3. Plotësoni një tabelë si ajo më poshtë.Ora 7:00 8:00Temperatura 4. Shënoni orën kur temperatura ka qenë më e lartë.5. Shënoni orën kur temperatura ka qenë më e ulët.6. Gjeni temperaturën mesatare të ditës.Mjetet e nevojshmetermometër dhome, laps, letërA e dini se... Temperatura më e lartë në ajër në Tokë, rreth 57o C, është regjistruar në Kaliforni(Amerikë) në 10 korrik 1913. Veprimtari
                                
   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75