Page 72 - Demo
P. 72


                                    70Fjalë kyçe:puna, zhvendosje, xhaul, fuqia, kuajfuqiÇfarë është puna?Fjala “punë” përdoret shpesh në jetën e përditshme. Kështu, do të thoshim se marrja e notave të mira kërkon shumë “punë”. Po ashtu, mësuesi shpjegon mësimin, bujku lëron tokën. Ata kryejnë punë. Pra, puna është aktivitet fizik ose mendor. Por në fizikë, termi “punë” ka një kuptim tjetër. 3.7 Puna në fizikë. FuqiaThemi se mbi një trup kryhet punë, nëse trupi lëviz nën veprimin e një force.Punëtori kryen punë, sepse karroca zhvendoset. Nëse ajo nuk do të zhvendosej, mbi të nuk do të kryhej punë, megjithëse tërhiqet. Era fryn mbi velat, pra ushtron një forcë, duke e vënë varkën në lëvizje. Themi që era kryen punë mbi varkën.Si përcaktohet puna? Puna është një madhësi fizike, që vlerëson një dukuri të caktuar. Madhësia e punës varet nga forca që ushtrohet mbi trupin. Sa më e madhe të jetë forca, aq më e madhe është puna që ajo kryen.Madhësia e punës varet edhe nga zhvendosja. Sa më shumë të zhvendoset trupi nën veprimin e një force, aq më e madhe është puna e kryer.Njësia e punës quhet xhaul. Ajo varet nga njësia e forcës dhe e gjatësisë.
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76