Page 73 - Demo
P. 73
71Tema 3 Tema III Proceset fizikeÇfarë është fuqia?Që të kryhet një punë, trupat duhet të ushtrojnë forcë. Kështu, në ilustrimin përbri, djali ushtron forcë të vogël, por i rrituri një forcë të madhe.Shihet se puna që kryejnë secili është e njëjtë, sepse zhvendosin të njëjtën kuti.Këtë punë e kryejnë për kohë të ndryshme. Djalit i duhet më shumë kohë për ta zhvendosur kutinë. Kjo tregon se fuqia e djalit është më e vogël se ajo e të rriturit.Fuqia tregon punën që kryhet në njësinë e kohës, pra sa shpejt apo ngadalë kryhet ajo.a. Në cilin rast një forcë kryen punë mbi një trup?b. Çfarë tregon fuqia e një trupi të aftë për të kryer punë?a. Si e kuptoni shprehjen: “Të lexosh një libër nuk është punë, por ngritja e librit dhe vendosja e tij në sirtar është punë.”b. Pse mbajtja e një ngarkese mbi kokë derisa krahët të lodhen nuk është punë? c. Po ngritja e ngarkesës mbi kokë, a është punë? Pse?12Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëA e dini se... Për të krahasuar fuqinë e makinave të ndryshme përdoret njësia kuaj fuqi. Kjo, sepse dikur kuajt kanë qenë mjeti kryesor për kryerjen e punëve. Fuqia e një trupi.Hapat që duhen ndjekur1. Gjeni figura mjetesh të ndryshme, të afta për të kryer punë (bazuar te Mjetet e nevojshme).2. Renditini mjetet nga më e fuqishmja tek ajo më pak e fuqishmja. Mjetet e nevojshmefigura të ndryshme: avion, kalë, kamion, çiklist, vapor, veturëVeprimtari

