Page 74 - Demo
P. 74


                                    723.8 Puna dhe energjia mekanikeÇfarë është energjia?Aktivitetet që kryejmë gjatë ditës janë të ndryshme. Mësojmë, luajmë, ndihmojmë në punët e shtëpisë etj. A mund të kryejmë punë apo ndonjë aktivitet, nëse jemi të lodhur?A mund të lëvizë makina, nëse nuk ka karburant?Të gjitha aktivitetet nuk mund t’i kryejmë dot pa pasur energji.Cilido që duhet të kryejë një punë, mendore apo fizike, duhet të zotërojë energji. Kur është e nevojshme, kjo energji e grumbulluar, transformohet në punë, në mënyrë të vazhdueshme.Themi se një trup zotëron energji, nëse është i aftë të kryejë punë.Energjia gjendet e grumbulluar dhe në forma të ndryshme kudo në natyrë. Njerëzit e sigurojnë energjinë e nevojshme për aktivitetet e ditës nga ushqimi që konsumojnë. Makinat, për të lëvizur, e marrin energjinë nga karburantet, gjatë djegies së tyre. Energjia na vjen dhe nga Dielli nëpërmjet rrezeve të tij. Këtë e ndiejmë, sepse prej tyre ngrohemi.Energjia mekanikeÇdo trup fizik zotëron energji. Është e rëndësishme që ajo të përdoret për të kryer punë. Llojet e energjisë që zotërojnë trupat ndahen në: energji e lëvizjes dhe energji e ruajtur. Të dyja këto grupime përbëjnë atë që quhet energji mekanike. Trupat që zotërojnë energji mekanike janë të aftë të kryejnë punë.Energji e lëvizjes është energjia që zotërojnë trupat që janë në lëvizje.Ajo varet nga shpejtësia dhe nga masa e trupit që lëviz. Kështu, një çekiç i madh e ngul një gozhdë më shpejt sesa një çekiç i vogël; një çekiç që lëviz shpejt, e ngul një gozhdë më shpejt se në rastin kur lëviz ngadalë.Energjia e lëvizjes e ka burimin në energjinë e ruajtur, energji që e zotërojnë trupat në gjendje të caktuara.Kështu, një trup që ngrihet në lartësi, harku i tendosur, susta e shformuar kanë energji, e cila më pas kthehet në punë. Fjalë kyçe:energji, energji mekanike, energji e lëvizjes, energji e ruajtur
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78