Page 76 - Demo
P. 76
743.9 Energjia diellore dhe përdorimi i sajÇfarë është energjia diellore?Burimi kryesor i të gjithë energjisë në planetin Tokë është Dielli. Energjia diellore përcakton klimën dhe rritjen e bimësisë, por ajo që është më e rëndësishmja, nëpërmjet tij, sigurohet drita dhe ngrohtësia.Energjia diellore mund të përdoret për energji termike ose për t’u shndërruar në energji elektrike.Ndryshe nga burime të tilla sikurse janë qymyri apo nafta, energjia diellore është burim i ripërtëritshëm energjie. Nga ana tjetër, energjia diellore është e pastër, që do të thotë se nuk krijon shumë ndotje.Përdorimi i energjisë dielloreEnergjia diellore shfrytëzohet edhe për ngrohjen e mjediseve të banimit e të punës. Kjo ngrohje mund të bëhet në mënyrë direkte, pa pasur nevojë për pajisje të qarkullimit të nxehtësisë. Përmendim ngrohjen e shtëpive me dritare të mëdha apo të ujit të pishinave.Ngrohja e mjediseve të banimit nëpërmjet energjisë diellore mund të bëhet dhe në mënyre jodirekte. Me këtë energji ngrohet uji ose ajri i ndodhur në një pajisje të veçantë. Më pas, për të siguruar ngrohjen e gjithë dhomave, me anë të pajisjeve ndihmëse, si tubat, uji i ngrohur qarkullon nëpër gjithë ndërtesën. Përmendim këtu panelet diellore për ngrohjen e ujit, që vendosen në çatitë e ndërtesave. Uji i ngrohur në to mund të qarkullohet në gjithë mjediset që duhet të ngrohen.Energjia diellore mund të përdoret për përftimin e energjisë elektrike. Kjo arrihet nëpërmjet pilave diellore. Pilat diellore fillimisht janë përdorur në pajisje të vogla dore si makina llogaritëse dhe orët e dorës. Sot, për prodhuar sasi më të madhe energjie elektrike, ato vendosen në formë panelesh në hapësira të mëdha, sikurse janë çatitë e shtëpive. Kjo është një anë pozitive pasi në këtë mënyrë nuk zënë hapësirë shtesë. Fjalë kyçe:energjia diellore, energji e ripërtëritshme, panele diellore, pilat diellore

