Page 78 - Demo
P. 78


                                    763.10 Energjitë e ripërtëritshme hidrikeÇfarë janë energjitë e ripërtëritshme?Energji e rinovueshme ose e ripërtëritshme është ajo që përftohet nga burime energjie që nuk “shterojnë”. Energjia e diellit është e tillë, pasi kjo energji nuk shfrytëzohet e gjitha dhe nuk mbaron kurrë. Si shembuj të burimeve të energjisë jo të rinovueshme mund të përmendim lëndët djegëse fosile si qymyri, nafta dhe gazi. Pasi i përdorim ose i djegim, këto burime zhduken përgjithmonë.Sot, pjesa më e madhe e botës mbështetet ende në energjinë jo të rinovueshme. Këto burime do të kenë fund. Prandaj, shkenca po punon për të shkuar drejt përdorimit sa më të frytshëm të burimeve të rinovueshme të energjisë. Burimet e ripërtëritshme të energjisë prodhojnë më pak ndotje, pra ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit duke na siguruar ajër dhe ujë më të pastër. Lloje të energjisë së ripërtëritshmeEnergjia hidrikeEnergjia hidrike është energjia që zotëron uji që rrjedh në një lum apo uji që bie nga një digë. Në një hidrocentral, uji vë në lëvizje turbinat dhe ato vënë në punë gjeneratorët e prodhimit të energjisë elektrike. Burimet hidrike janë burime të ripërtëritshme energjie, sepse prurjet e lumenjve janë të vazhdueshme. Energjia hidrike është përdorur qysh në kohët e lashta, për punë të ndryshme, sikurse është bluarja e grurit. Për prodhimin e energjisë elektrike, energjia hidrike ka filluar të përdoret nga fundi i shekullit 19-të.Fjalë kyçe:energji e pastër, lëndët djegëse fosile, turbinë, gjenerator, energjia hidrike, baticë 
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82