Page 8 - Demo
P. 8


                                    6Lënda përbëhet nga grimca shumë të vogla, që quhen molekula ose atome. Ato nuk mund të shihen me sy të lirë, por vetëm me mjete zmadhuese speciale.Te trupat e ngurtë, grimcat janë të ngjeshura fort së bashku dhe nuk mund të lëvizin nga pozicionet e tyre (zakonisht, ato lëkunden në vend). Kjo është arsyeja që trupat e ngurtë e ruajnë formën dhe vëllimin e tyre.Te lëngjet, grimcat janë afër njëra-tjetrës, por kanë më shumë liri lëvizjeje. Në dallim prej trupave të ngurtë, grimcat në një lëng nuk kanë pozicione fikse. Ato janë gjithmonë në lëvizje. Kjo shpjegon pse lëngjet marrin formën e enës ku ndodhen. Pra, lëngjet nuk kanë formë të caktuar, por kanë vëllim të caktuar.1 MATERIA, VETITË DHE SHNDËRRIMETÇfarë dallimesh kanë mes tyre guri, druri, uji dhe tullumbacja e fryrë?Fjalë kyçe:i ngurtë, i lëngët, i gaztë1.1 Ndryshimi i gjendjes së lëndësTë gjitha gjërat përbëhen nga materia (lënda). Çdo lloj materieje ka vetitë e veta, të cilat na tregojnë sesi duket, ndihet ose shijon materia. Ngjyra, madhësia dhe forma janë gjithashtu veti të materies.Materia mund të ekzistojë në tri forma të ndryshme: e ngurtë, e lëngët dhe e gaztë. Këto forma quhen gjendje të materies.Si mund t’i grupojmë këto lëndë për nga gjendja e materies?Lëndët e ngurta e ruajnë formën e tyre. Lëngjet rrjedhin dhe marrin formën e enës. Gazet po ashtu rrjedhin dhe marrin formën e enës ku ndodhen, ato mbushin gjithë hapësirën e enës. Nëse ena është e hapur, gazet kalojnë jashtë. Në dallim prej trupave të ngurtë dhe të lëngët që mund të shihen me sy, prania e gazeve vërehet duke parë efektet e tyre.i gaztë i lëngët i ngurtë6A e dini se... Në Teksas, në datë 05.02.2022 u vu re një dukuri e çuditshme: trungu i bimëve kërciste me një tingull si gjuajtje me armë. Për shkak të temperaturës së ulët, uji brenda trungut të bimëve kaloi në gjendje akulli. Si rezultat, vëllimi i ujit u rrit duke krisur lëvoren e drurit, shoqëruar me krismë.
                                
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12