Page 80 - Demo
P. 80


                                    783.11 Të tjera energji të ripërtëritshmeEnergjia e erësErërat janë lëvizje të drejtuara të ajrit. Këto lëvizje të ajrit ndodhin për shkak të ngrohjes jo të barabartë të atmosferës; nga parregullsia e sipërfaqes së Tokës; si dhe nga rrotullimi i saj. Energjia e erës është përdorur qysh në lashtësi, si për lundrime, ashtu dhe për mullinjtë e erës. Fillimisht, ata përdoreshin për të pompuar ujin ose për të bluar miellin. Mullinjtë e erës përdoren ende në shumë vende të botës, për të pompuar ujin.Sot, energjia e erës përdoret kryesisht për prodhimin e energjisë elektrike. Kjo bëhet nëpërmjet turbinave të mëdha të erës. Turbinat me erë janë tepër të larta. Kulla e tyre shkon mbi 60 m, kurse me gjithë helikat (zakonisht janë tre), shkon rreth 100 m e lartë. Era rrotullon turbinën dhe kjo vë në punë gjeneratorin e prodhimit të energjisë elektrike. Në Tokë ka gjithmonë erë, ndaj kjo është burim i ripërtëritshëm energjie. Energjia e erës nuk shkakton ndotje.Për të rritur prodhimin e energjisë elektrike ndërtohen “ferma” të mëdha me turbina. Këto “ferma” ndërtohen në vende ku ka gjithmonë erë, si për shembull në breg të detit.Energjia e biomasësBiomasa është çdo lëndë bimore apo shtazore që mund të shndërrohet në energji. Bimët mbledhin energji nga dielli nëpërmjet fotosintezës. Kjo energji mund të shfrytëzohet jo vetëm duke djegur bimët, por dhe duke krijuar lëndë djegëse si bionaftë. Për të përftuar energji mund të përdoret dhe gazi i krijuar nga mbeturinat dhe plehu. Edhe energjia e biomasës konsiderohet si një burim energjie i ripërtëritshëm, sepse bimë dhe pemë ka përherë.Fjalë kyçe:energji e erës, turbinë, biomasë, fotosintezë, energji gjeotermale, gejzermbeturinagaz landfillidrithëraalkool i djegshëmdrurëLlojet e biomasës
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84