Page 81 - Demo
P. 81
79Tema 3 Tema III Proceset fizikeA e dini se... Përdorimi i një turbine të madhe me erë, për prodhimin e energjisë elektrike, mund të parandalojë një ndotje nga djegia e qymyrit, me 5 000 ton dyoksid karboni në vit. a. Pse energjia gjeotermale është burim i ripërtëritshëm energjie?b. Çfarë janë gejzeret?Hulumto në internet mbi mënyrën e përdorimit për secilin lloj të biomasës.Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëEnergjia e ripërtëritshme e erësHapat që duhen ndjekur1. Emërtoni, edhe me ndihmën e prindërve, elementet e skemës së paraqitur.2. Përshkruani rolin e secilit prej elementeve.3. Përshkruani nëpërmjet skemës si realizohet prodhimi i energjisë elektrike në këtë rast.Mjetet e nevojshmeskemë e përdorimit të energjisë së erës (kini parasysh fjalët: era, helika, kabllo, kulla, gjenerator, transformator), laps, letër Energjia gjeotermaleKjo është energji që del në sipërfaqen e Tokës nga brendësia e saj nëpërmjet ujërave termale (gejzerëve) dhe avujve. Ajo është burim i ripërtëritshëm energjie dhe mund të përdoret si për ngrohje, ashtu dhe për të prodhuar energji elektrike. Kjo energji ka fare pak ndikim në mjedis.12Veprimtari

