Page 82 - Demo
P. 82
803.12 Nxehtësia dhe transferimi i sajÇfarë është nxehtësia?Shpeshherë, në jetën e përditshme flasim rreth të nxehtit e të ftohtit. Shprehjet “trupi mori nxehtësi” apo “trupit i iku nxehtësia” lidhen me ndjesinë që kemi për dukuritë e ngrohjes dhe ftohjes.Po çfarë është nxehtësia?Nxehtësi quhet energjia e brendshme e një trupi, e cila transferohet në një trup tjetër për shkak të ndryshimit të temperaturave të tyre.Nxehtësia mund të matet me të njëjtën njësi si dhe energjia, me xhaul.Nxehtësia dhe temperatura janë të lidhura ngushtë, por nuk janë e njëjta gjë. Temperatura e një trupi përcaktohet nga shpejtësia e lëvizjes së molekulave, pra energjia e tyre. Sa më shpejt të lëvizin molekulat e një trupi, aq më e lartë është temperatura dhe aq më e madhe është energjia e brendshme e tij. Për trupat që kanë temperaturë të lartë thuhet se janë të nxehtë, ndërsa ata me temperaturë të ulët janë të ftohtë.Transferimi i nxehtësisëKur dy trupa me temperatura jo të njëjta, qofshin dhe në gjendje agregate të ndryshme, prekin në çfarëdo lloj mënyre njëri-tjetrin, ndodh një transferim energjie. Kjo energji e transferuar quhet nxehtësi ose dhe energji termike. Ky transferim energjie bëhet nëpërmjet molekulave të trupave. Molekulat e trupit më të ngrohtë kanë energji më të madhe se ato të trupit të ftohtë. Prandaj gjatë kontaktit ato japin energji. Dhënia e energjisë, pra e nxehtësisë vazhdon derisa vjen një çast kur të dy trupat do të kenë të njëjtën temperaturë. Kjo quhet baraspeshë termike. Në baraspeshë termike ndërmjet trupave nuk ndodh transferim energjie. Energjitë e molekulave të trupave janë të njëjta. Fjalë kyçe:nxehtësi, temperatura, energji termike, barazpeshë termike, përçueshmëri termike transferimi i nxehtësisëi nxehtë i ftohtë

