Page 83 - Demo
P. 83


                                    81Tema 3 Tema III Proceset fizikeÇfarë është nxehtësia?Shpeshherë, në jetën e përditshme flasim rreth të nxehtit e të ftohtit. Shprehjet “trupi mori nxehtësi” apo “trupit i iku nxehtësia” lidhen me ndjesinë që kemi për dukuritë e ngrohjes dhe ftohjes.Po çfarë është nxehtësia?Nxehtësi quhet energjia e brendshme e një trupi, e cila transferohet në një trup tjetër për shkak të ndryshimit të temperaturave të tyre.Nxehtësia mund të matet me të njëjtën njësi si dhe energjia, me xhaul.Nxehtësia dhe temperatura janë të lidhura ngushtë, por nuk janë e njëjta gjë. Temperatura e një trupi përcaktohet nga shpejtësia e lëvizjes së molekulave, pra energjia e tyre. Sa më shpejt të lëvizin molekulat e një trupi, aq më e lartë është temperatura dhe aq më e madhe është energjia e brendshme e tij. Për trupat që kanë temperaturë të lartë thuhet se janë të nxehtë, ndërsa ata me temperaturë të ulët janë të ftohtë.Transferimi i nxehtësisëKur dy trupa me temperatura jo të njëjta, qofshin dhe në gjendje agregate të ndryshme, prekin në çfarëdo lloj mënyre njëri-tjetrin, ndodh një transferim energjie. Kjo energji e transferuar quhet nxehtësi ose dhe energji termike. Ky transferim energjie bëhet nëpërmjet molekulave të trupave. Molekulat e trupit më të ngrohtë kanë energji më të madhe se ato të trupit të ftohtë. Prandaj gjatë kontaktit ato japin energji. Dhënia e energjisë, pra e nxehtësisë vazhdon derisa vjen një çast kur të dy trupat do të kenë të njëjtën temperaturë. Kjo quhet baraspeshë termike. Në baraspeshë termike ndërmjet trupave nuk ndodh transferim energjie. Energjitë e molekulave të trupave janë të njëjta. Nxehtësia rrjedh nga trupi më i nxehtë në atë më të ftohtë. Molekulat e trupit më të nxehtë ngadalësohen, ndërsa ato të trupit më të ftohtë do të përshpejtohen. Për shembull, kur një kub akulli hidhet në ujin e një gote, akulli shkrihet se merr nxehtësi, ndërsa uji ftohet se jep nxehtësi.Kalimi i nxehtësisë nga një trup te një tjetër nëpërmjet kontaktit quhet përçueshmëri termike.Metalet janë përçuese të mira të nxehtësisë, por plastika nuk është. Prandaj për gatim përdoren enë metalike, por shpesh me doreza plastike. Nxehtësia ndikon në gjendjen e lëndës. Për shembull, akulli është gjendja e ngurtë e ujit. Nëse e ngrohim (i japim nxehtësi), ai shndërrohet në lëng. Nëse i japim më shumë nxehtësi shndërrohet në avull.A e dini se... Kalimi i nxehtësisë nga një trup në një tjetër varet nga ndryshimi i temperaturave të tyre. a. Kur arrihet baraspesha termike ndërmjet dy trupave?b. Cili është dallimi ndërmjet nxehtësisë dhe temperaturës?Çfarë ndodh me akulloren në një ditë vere? A ndodh e njëjta gjë në një ditë të ftohtë dimri? Pse?Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëPërçueshmëria termike.Hapat që duhen ndjekur1. Me ndihmën e prindërve, mbushni një enë me ujë të nxehtë2. Merrni tre lugë prej lëndësh të ndryshme, vendosni pak gjalpë në to dhe futini në ujë.3. Shikoni se në cilën lugë gjalpi shkrin më shpejt. Çfarë tregon kjo? Komentoni me shokët.Mjetet e nevojshmeenë me ujë të nxehtë (Kujdes!), lugë prej lëndësh të ndryshme, pak gjalpë, laps, letër.12Veprimtari
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87