Page 84 - Demo
P. 84
823.13 Moti dhe matjet për tëÇfarë është moti?Pothuajse përditë dëgjojmë pyetje: “Si është koha (moti) sot?” “Si do jetë moti nesër?”. Por çfarë kuptojmë me fjalën “mot”? Moti shpreh gjendjen fizike të atmosferës. Fjalë kyçe:moti, reshje, retë, era, meteorologji, klima, anemometri, flugeri, barometri, higrometri, pluviometri, termometriMoti përcaktohet nga disa faktorë, si: temperatura, reshjet, retë dhe era.Në të njëjtin moment, moti është i ndryshëm në vende të ndryshme të planetit. Në disa vende mund të jetë me diell, ndërsa në vende të tjera, bie borë. Shkenca që merret me studimin e motit quhet meteorologji. Meteorologët studiojnë motin dhe përpiqen ta parashikojnë atë, duke matur madhësi të ndryshme fizike. Parashikimi i motit nuk është i lehtë pasi ky varet nga shumë faktorë. Klima dhe moti i një vendi shprehin gjëra të ndryshme. Moti tregon ndryshimet e përditshme që ndodhin në atmosferë. Ndërsa klima tregon konditat atmosferike mesatare të një rajoni të caktuar, për një periudhë të gjatë kohore (vite apo dhe shekuj). Stacioni meteorologjik Stacioni meteorologjik është një koleksion instrumentesh që shërben për matjen e kushteve atmosferike.Këto matje ndihmojnë në studimin e motit dhe klimës së një vendi të caktuar. Shumica e stacioneve meteorologjike matin: temperaturën, lagështinë, shtypjen atmosferike, sasinë e reshjeve, si dhe shpejtësinë dhe drejtimin e erës. Një nga instrumentet e zakonshme në një stacion meteorologjik është anemometri. Ai shërben për matjen e shpejtësisë së erës. Flugeri është një instrument që përdoret për të treguar drejtimin e erës. Një pajisje e tillë, zakonisht model i një shpendi, vendoset dhe si zbukurim në pikën më të lartë të një ndërtese.

