Page 85 - Demo
P. 85


                                    83Tema 3 Tema III Proceset fizikeBarometri është një instrument, që shërben për matjen e presionit atmosferik. Meteorologët i përdorin vlerat e presionit atmosferik për të bërë parashikime afatshkurtra të motit. Higrometri është një instrument, që përdoret për të matur lagështirën apo sasinë e avujve të ujit në ajër.Pluviometri apo matësi i shiut është një instrument i përdorur nga meteorologët dhe hidrologët për të matur sasinë e reshjeve të shiut në një zonë, për një periudhë kohe të caktuar.Një pajisje e zakonshme e stacioneve meteorologjike ështëtermometri. Shpeshherë, në stacione meteorologjike përdoren instrumente që kanë funksione të ndryshme: matja e lagështirës, presionit, temperaturës etj.A e dini se... Aerometri i parë mendohet të jetë shpikur në Itali, rreth gjashtë shekuj më parë.a. Moti dhe klima janë gjëra të ndryshme. Cili është dallimi mes tyre?b. Cili është dallimi ndërmjet higrometrit dhe barometrit?Hulumto mënyrën e matjes së sasisë së reshjeve të shiut me anë të pluviometrit.Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëNdërtimi i një flugeri.Hapat që duhen ndjekur1. Vrojtoni flugerin në figurë dhe përpiquni të ndërtoni një të tillë.2. Përgatitni me kujdes shigjetën e rrotullueshme. 3. Fiksoni shigjetën në një bazament, të krijuar me pjatën prej polisterolit.Mjetet e nevojshmekarton, laps me gomë në fund, gjilpërë me kokë, pjatë polisteroli, pipëz12Veprimtari
                                
   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89