Page 86 - Demo
P. 86
843.14 Era, retë dhe reshjet në TokëÇfarë është era?Ndër dukuritë që përcaktojnë motin në një moment të dhënë janë era, retë dhe reshjet.Erën nuk mund ta shohim, por mund ta ndiejmë. Era është lëvizja e sasive të mëdha të ajrit, që shkaktohet nga ndryshimet e presionit në atmosferën e Tokës. Fjalë kyçe:era, retë, reshje, shiu, bora, breshëriRetëPothuajse çdo ditë shohim re. Ato janë herë të bardha e herë të errëta.Retë përbëhen nga pikla të vogla ose kristale uji. Këto krijohen kur ajri i ngrohtë, i cili përmban avuj uji, ngrihet drejt shtresave të ftohta të atmosferës. Gjatë ftohjes së ajrit, avulli i ujit shndërrohet në pika të vogla uji ose akulli. Studimi i formimit dhe i përbërjes së reve i ndihmon meteorologët për të kuptuar më mirë motin.Retë janë të disa llojeve. Ato grupohen sipas lartësisë ku ndodhen dhe sipas formës së tyre.Retë e larta (1) ndodhen në lartësi 7-13 km mbi sipërfaqen e Tokës. Këto re shfaqen gjatë motit të mirë dhe mund të jenë të holla dhe të mprehta, si topa të vegjël pambuku apo dhe të sheshta.Retë e mesme (2) ndodhen në lartësi 2-7 km. Këto janë re të dendura dhe formojnë një mbulesë gri të errët. Zakonisht, ato janë shenjë e shiut. Retë e ulta (3) ndodhen deri në lartësinë 2 km mbi sipërfaqen e Tokës. Këto janë re të sheshta dhe priren të mbulojnë pjesën më të madhe të qiellit. Ato kanë ngjyrë gri dhe mund të prodhojnë shi të lehtë.Mjegulla (4) është një re që formohet tamam mbi sipërfaqen e Tokës. Ajo formohet kur ajri afër Tokës ftohet mjaftueshëm për të shndërruar avujt e ujit në grimca uji ose akulli. Mjegulla mund ta vështirësojë shumë shikimin.Ajo fryn nga një zonë me presion të lartë drejt një zone me presion të ulët. Sa më i madh të jetë ndryshimi i presioneve, aq më e fortë është era. Ndryshimet e presionit shkaktohen nga ndryshimet e temperaturës. Ajri i ftohtë prodhon presion të lartë, ndërsa i ngrohti presion të ulët.Erërat shkaktohen dhe nga rrotullimi i Tokës rreth boshtit të vet.Karakteristikat kryesore të erës, që përcaktohen nga meteorologët me anë të flugerit dhe anemometrit,janë drejtimi dhe shpejtësia. Drejtimi është ai nga vjen era, për shembull Jug-Veri.Shpejtësia e erës matet në kilometra në orë. 1234

