Page 87 - Demo
P. 87


                                    85Tema 3 Tema III Proceset fizikeReshjetRënia e ujit nga retë në formë shiu, bore ose breshri quhet reshje. Reshjet formohen nga cikli që ndjek uji në natyrë. Dielli ngroh ujin në sipërfaqen e Tokës. Avulli i krijuar ngrihet në atmosferë. Në shtresat e larta të saj, avulli kondensohet. Kjo sjell formimin e piklave të vogla që, më pas formojnë retë.Këto pikla bashkohen duke krijuar pika të mëdha, të cilat bien në tokë në formën e shiut. Kur temperatura është nën zero formohen kristale të vogla akulli, të cilat kur bashkohen formojnë fjolla bore. Gjatë një stuhie, pikat e ujit të reve mund të ngjiten në shtresa shumë të ftohta, ku këto pika ngrijnë duke formuar breshërin (toptha akulli).A e dini se... Shpejtësia e erës brenda një tornadoje (lloj stuhie) mund të arrijë deri në 400 kilometra në orë.a. Nga se shkaktohet ndryshimi i presioneve ndërmjet dy vendeve?b. Cili është shkaku i krijimit të erës?c. Kur dhe ku krijohet mjegulla?Pse kur hapim derën e banesës dhe një dritare përballë saj krijohet një rrymë ere? Argumento përgjigjen.Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëKrijimi i shiut.Hapat që duhen ndjekur1. Hidhni ujin e nxehtë në gotë dhe mbulojeni atë me pjatën metalike. 2. Mbi pjatën metalike hidhni copat e akullit dhe prisni disa minuta.3. Ngrijeni pjatën dhe shihni çfarë është formuar poshtë saj. A ka bulëza uji? 4. Në këtë mënyrë, kemi krijuar shiun, ashtu siç ndodh në natyrë.Mjetet e nevojshmegotë me grykë të gjerë, ujë i nxehtë, pjatë metalike, akull 12Veprimtari
                                
   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91