Page 88 - Demo
P. 88
863.15 ElektricitetiBashkëveprimi i trupave të ngarkuarProvë 2: Merrni dy tullumbace të fryra dhe fërkojini me të njëjtën copë të leshtë. Varini tullumbacet në dy fije dhe lërini të lira. Vihet re që tullumbacet shtyjnë njëratjetrën, por tërheqin copën e leshtë.Këto prova na tregojnë se ka dy lloje elektricitetesh.Elektricitetet e të njëjtit lloj shtyhen(për shembull, elektricitetet e ndodhura te të dyja tullumbacet).Elektricitetet e llojeve të ndryshme tërhiqen (për shembull, elektricitetet e ndodhura te tullumbacja dhe floku).Nga se “shkaktohet” elektriciteti?Elektriciteti nuk shkaktohet, ai ekziston te trupat. Trupat përbëhen prej grimcash të vogla, që quhen atome. Atomet përmbajnë dy lloje grimcash akoma më të vogla, me cilësi elektrike të kundërta. Njëri lloj ka ngarkesë elektrike pozitive dhe lloji tjetër, ngarkesë elektrike negative. Në një trup, në kushte normale, ngarkesat elektrike pozitive janë të barabarta me ngarkesat elektrike negative.Nga fërkimi i dy trupave, prej njërit largohen ngarkesat elektrike negative dhe ai mbetet i ngarkuar pozitivisht.Ngarkesat elektrike negative shkojnë te trupi tjetër dhe ai ngarkohet negativisht.Elektriciteti dhe elektrizimi i trupaveA keni vënë re që, teksa kriheni, krehri tërheq fijet e flokut? Po kur zhvishni një bluzë prej materiali sintetik, a dëgjohen kërcitje të lehta? Këto kërcitje, kur jeni në errësirë, shoqërohen me shkëndijëza të vogla. Pse ndodhin këto?Provë 1: Merrni një tullumbace dhe fryjeni. Fërkojeni me flokun. Çfarë ndodh, kur filloni e largoni nga koka? Ajo do të tërheqë fijet e flokut.Sikurse krehri apo bluza, edhe tullumbacja është e ngarkuar me elektricitet. Një trup mund të ngarkohet me elektricitet, pra të elektrizohet, nëse fërkohet me një trup tjetër.Fjalë kyçe:elektricitet, ngarkesë pozitive, ngarkesë negative, elektroskop, përçues, jopërçues

