Page 89 - Demo
P. 89
87Tema 3 Tema III Proceset fizikePër të kuptuar nëse një trup është i ngarkuar ose jo përdoret një pajisje që quhet elektroskop. Nëse ngarkesat e tepërta të një trupi të elektrizuar mbeten vetëm në një pjesë (zonë) të tij, atëherë lënda përbërëse e këtij trupi quhet jopërçuese. Lëndë jopërçuese janë: qelqi, plastika, druri etj.Nëse ngarkesat e tepërta të një trupi të elektrizuar shpërndahen në çdo pjesë të tij, atëherë lënda përbërëse e këtij trupi quhet përçuese. Lëndë përçuese janë të gjitha metalet.A e dini se... Elektrizimi i trupave kryhet më mirë në një mjedis të thatë dhe jo me lagështirë.a. Ngarkesat negative janë përgjegjëse për elektrizimin e trupave. Pse?b. Çfarë dallimi kanë trupat përçues nga ata jopërçues?c. Ku ndodhen grimcat me cilësi elektrike të kundërta?Meqenëse elektrizimi i trupave kryhet më mirë në një mjedis të thatë dhe jo me lagështirë, ç’mund të thuhet për përçueshmërinë e tyre në këtë rast? Argumento përgjigjen.Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëVeçoritë e elektrizimitHapat që duhen ndjekur1. Fërkoni trupin plastik me copën e leshtë. 2. Afrojeni te copëzat e letrës, të polisterolit dhe te floku juaj. Çfarë vini re?3. Përsëritni të njëjtat veprime me trupin metalik. 4. Jepni një përfundim lidhur me cilësitë përçuese të dy trupave.Mjetet e nevojshmetrup plastik, trup metalik, copa të vogla letre dhe polisteroli, një copë e leshtë12Veprimtari

