Page 9 - Demo
P. 9


                                    7Tema 3 Tema 1 Materia, vetitë dhe shndërrimetTe gazet, grimcat janë larg njëra-tjetrës. Hapësirat ndërmjet tyre janë të mëdha në krahasim me madhësinë e vetë grimcës. Këto hapësira janë boshe ose vakum. Kjo shpjegon pse gazet mund të shtypen, çka tregon që hapësirat midis grimcave bëhen më të vogla. Nëse gazet vendosen në enë te hapura, ato shpërndahen në hapësirë. Pra, gazet nuk kanë as formë, as vëllim të caktuar.Parashikim i sjelljes së të grimcave për tri gjendjet e lëndës (e ngurtë, e lëngët, e gaztë).Hapat që duhen ndjekur1. Një grup nxënësish prej 5-6 vetash del para klasës. 2. Një nxënës tjetër jep komandën: “Imitoni një trup të ngurtë!” Nxënësit qëndrojnë afër njëri-tjetrit pa lëvizur.3. Jepet komanda: “Imitoni një trup të lëngët!” 4. Sa afër do të qëndrojnë nxënësit me njëri-tjetrin? Si do të lëvizin?5. Jepet komanda: “Imitoni një trup të gaztë!” Si do të jetë qëndrimi në grup? Si do të lëvizin nxënësit? Jepni përfundimin tuaj, bazuar në njohuritë e marra.VeprimtariMjetet e nevojshmeHapësirë për t’u grupuar nxënësit.7Sipas karakteristikave të përmbledhura në tabelë, identifiko llojin e lëndës:a) druri, qumështi, akulli, ajri, guri, molla.Uji në gjendje të lëngët dhe akulli përbëhen nga të njëjtat grimca, por kanë veti të ndryshme. Sqaro pse.12Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëKarakteristikat I ngurtë I lëngët I gaztëA kanë vëllim të caktuar? PO PO JOA kanë formë të caktuar? PO JO JOSa e dendur është? Shumë e dendur E dendur Jo e dendurSa e lehtë është të copëzohet? Vështirë Vështirë Lehtëb) Cilat lëndë janë në gjendje të ngurtë? c) Cilat lëndë janë në gjendje të lëngët?d) Cilat lëndë janë në gjendje të gaztë? 
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13